Gazeta e madhe franceze: Rreziku më i madh kundër Anglisë vjen nga Harry Maguire
Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, është rreziku kryesor për Francën nga ndërprerjet në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë, dhe ‘gjelat’ duhet të kenë një plan për ta ndalur atë sipas gazetës prestigjioze L’Equipe.
Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes përqendrohet te mesfushori adoleshent Jude Bellingham, kapiteni Harry Kane dhe anësorët Phil Foden dhe Bukayo Saka, L'Equipe janë të bindur se mbrojtësi i djajve të kuq, Maguire, mund t'i shkaktojë Francës probleme të mëdha.

Maguire është një lojtarët më të mirë në lojën në ajër për Anglinë dhe sipas atyre Franca duhet ta përgatisë një plan për t’u kundërpërgjigjur në këso situata.
Franca pranoi gol nga një goditje nga këndi në fazën e grupeve, në fitoren e saj ndaj Danimarkës, dhe L'Equipe shton se kjo duhet ta 'rritë nivelin e vigjilencës së të gjithëve' përpara përballjes së radhës me Anglinë.
Maguire është golashënuesi i katërt më i mirë i Anglisë në epokën e Gareth Southgate, vetëm pas Kane (47), Raheem Sterling (18) dhe Marcus Rashford (14), duke nënvizuar rrezikun që ai paraqet nga ndërprerjet.

L’Equipe beson se ndërprerjet mund të luajnë rol të madh në ndeshjet e mëdha, siç është kjo çerekfinale që zhvillohet të shtunën.
Ata kanë paralajmëruar kombëtaren e tyre se tendenca e Anglisë është të përdorë blloqet si në basketboll, ku një shok skuadre vendoset në trajektore, që t’i mundësojë Maguires të gjuajë me kokë si në rastin kundër Iranit që goditi shtyllën.

“Një nga pikat më të forta angleze është blloku: si në basketboll, një shok skuadre pozicionohet në trajektoren e Maguires dhe e bllokon atë ose e detyron të shkojë rreth tij, gjë që do të çlirojë mbrojtësin e Manchester United”, shkruan L’Equipe.
