Formacionet zyrtare: Ballkani – Astana, Kampioni i Kosovës synon fitoren e dytë në grupet e Ligës së Konferencës
Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të grupeve në Ligë të Konferencës, ku në Fadil Vokrri e pret Astanën nga Kazakistani dhe tashmë janë publikuar formacionet startuese të, të dy skuadrave.
Ballkani në dy ndeshje deri më tani ka një fitore e një humbje dhe gjendet në vendin e dytë në Grupin C, ndërsa Astana ka pësuar dy humbje dhe është krejtësisht në fund.
Favorit në këtë ndeshje nga kompanitë e basteve po cilësohet Ballkani, kjo pasi ‘Xhebrailat’ po kalojnë në formë më të mirë momentale, si në Superligë ashtu edhe në Ligë të Konferencës, për dallim nga mysafirët që tashmë kanë humbur shpresat për titullin kampion në Superligën e Kazakistanit dhe një humbje tjetër sot do t'jua vështirësonte më tutje punët për kualifikimin tutje.
Edhe statistikat kokë më kokë flasin në të mirë të skuadrës kosovare, ndërsa vlera në Transfermarkt është më e lartë për atë nga Kazakistani, me pothuajse trefishë më shumë.
Formacionet zyrtare:
Ilir Daja do të vazhdojë të paraqitet me formacionin 4-3-3 dhe këta janë të zgjedhurit e tij
Ballkani: Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Limaj, Kuc, Zyba; Gripshi, Berisha dhe Kryeziu.

Në anën tjetër, homologu i trajnerit shqiptar, Grigoriy Babayan, do të luajë me formacion 3-4-3.
Astana: Condric; Amanovic, Marochkin, Beysebekov; Timur, Kuat, Jovancic, Kamo; Darboe, Ebong dhe Ourega.

Ndeshja zhvillohet në Fadil Vokrri, dhe fillon në 18:45.


