Edhe Pele iu gëzua suksesit të Messit, festoi nga spitali për të
“Mbreti” i Brazilit, Pele, edhe pse i shtrirë në spital, ka ndjekur me vëmendje ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Kroacisë, duke iu gëzuar suksesit të Lionel Messit.
Përkundër rivalitetit të marrë që ekziston mes Brazilit dhe Argjentinës, legjendat braziliane të futbollit nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferentë përballë madhështisë të një lojtari unik siç është Lionel Messi.
Kështu edhe Pele është xhiruar nga spitali përkrahur Lionel Messi. Për momentin 82-vjeçari është i shtrirë në spitalin e San Paolos, për ta shëruar tumorin në zorrën e trashës, i cili iu diagonistikua në vjeshtë të vitit të kaluar.

Pavarësisht që i gjendur në kushte jo shumë të përshtatshme për të shikuar futboll, kampioni i padiskutueshëm brazilian së bashku me vajzën e tij ishin protagonistë të një postimi në rrjetet sociale, ku u publikua një “Gif” i Lionel Messit e shoqëruar me shkrimin “sa gjë e bukur”.
*galera rivalizando o pelé com o messi*
— messi depre (@leomessidepre) December 14, 2022
o pelé no insta: pic.twitter.com/b7q6oHJxQg
Sigurisht, në këtë fotografi nuk shihej Pele, por prapavija ishte e dhomës ku ai është i shtrirë në spitalin “Albert Einstein Israelite Hospital”.
Sigurisht, në këtë fotografi nuk shihej Pele, por prapavija ishte e dhomës ku ai është i shtrirë në spitalin “Albert Einstein Israelite Hospital”.
Edhe Rivaldo me mesazh për Messin
Mbrëmë nga tribunat u pa një tjetër brazilian teksa duartrokiste kombëtaren argjentinase. Bëhet fjalë për Ronaldinhon, i cili në një kohë ishte edhe bashkëlojtar i shtatë herë fituesit të Topit të Artë.
Mirëpo, jo vetëm ai dhe Pele nga brazilianët i janë gëzuar suksesit të Messit. Këtë gjë e bëri edhe një tjetër lojtar i madh i futbollit brazilian: Rivaldo.
Rivaldo, i cili u bë kampion bote me Brazilin në vitin 2002, e ka lënë anash rivalitetin e egër mes vendit të vet dhe Argjentinës duke i përkrahur publikisht Messin me shokë.
“Ne nuk e kemi më Brazilin apo Neymarin në këtë Botëror, prandaj do ta mbështes Argjentinën. Nuk kam fjalë për ty Lionel Messi, ju e keni merituar tashmë të jeni kampion bote edhe më parë. Por zoti i di të gjitha gjërat dhe ai do të të kurorëzojë ty të dielën”, shkroi Rivaldo në Instagram.
“Ju e meritoni këtë trofe për njeriun që jeni dhe për futbollin e mrekullueshëm që e keni luajtur gjithmonë. Ta heq kapelën ty, të bekoftë zoti!”
Argjentina do të përballet me Francën ose Marokun, të cilat përballen sonte, në finalen e së dielës, në të cilën Messi do ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje, 26, në Kupën e Botës.
Messi e ka fituar Topin e Artë – i cili i jepet lojtarit më të mirë në botë – më së shumti nga të gjithë, shtatë herë, si dhe është shpallur një herë lojtari më i mirë i FIFA-s.


