Ish-deputetja e LDK-së i përgjigjet Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente - NACIONALE

Ish-deputetja e LDK-së i përgjigjet Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i ka akuzuar disa zyrtarë të kësaj partie për rezultatin e vitit 2020.

Në statusin e fundit të Abdixhikut, ajo ka komentuar duke ia rikujtuar të parit të LDK-së se kush ishte fajtor për rezultatin për atë rezultat.

Sipas saj, fajtoren kryesore të atij rezultati Abdixhiku e kishte propozuar për presidente në zgjedhjet e fundit.

“Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente dhe marrëveshjen me Albinin po e bën për këshilltarin e saj. Dritë do të ketë”, ka komentuar Krasniqi.

Lajme të ngjashme