Pamje: Megjithëse është brazilian, Ronaldinho duartroket nga tribunat Argjentinën - NACIONALE

Pamje: Megjithëse është brazilian, Ronaldinho duartroket nga tribunat Argjentinën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-fituesi i Topit të Artë, Ronaldinho, është kapur nga kamerat duke duartrokitur Argjentinën në fund të pjesës së parë në gjysmëfinalen e sotme ndaj Kroacisë.

Ronaldinho ka qenë bashkëlojtar i Messit për pak kohë. Ai sot është i pranishëm në tribunat e stadiumit për ta parë nga afër ndeshjen Argjentinë – Kroaci.

Anipse dihet që brazilianët kanë një rivalitet të egër sportiv me argjentinasit, kjo nuk e pengoi ish-yllin brazilian që ta duartrokasë Argjentinën për atë çfarë dëshmoi në pjesën e parë.

Këtë ai e bëri pas golit që shënoi Alvarez, i cili me këmbëngulje kaloi çdo pengesë dhe duke afruar te porta – shënoi për 2:0.

Një gjest i tillë shumë shpejt u bë viral në internet, duke ngritur debat në mesin e brazilianëve e shumë simpati në mesin e tifozëve tjerë të sportit – që edhe ashtu e shohin me shumë admirim si personalitet Ronaldinhon.

Lajme të ngjashme