Super Julian Alvarez, Argjentina dyfishon epërsinë ndaj Kroacisë
Vetëm pesë minuta më vonë, Argjentina ka dyfishuar epërsinë ndaj Kroacisë.
Ishte sulmuesi Julian Alvarez që me një vrapim solo nga gjysma e fushës arriti që në fund ta dërgojë topin brenda rrjetës (39').
E tëra nisi nga një kundërzbritje, me argjentinasin që mori topin nga gjysma dhe e tërë mbrojtja kroate nuk arriti ta ndalë.