E bleu për 105 milionë euro! Barcelona fiton vetëm 35 milionë euro nga shitja e Ousmane Dembeles te PSG - NACIONALE

E bleu për 105 milionë euro! Barcelona fiton vetëm 35 milionë euro nga shitja e Ousmane Dembeles te PSG

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ani pse e bleu nga Borussia Dortmund për plot 105 milionë euro para disa viteve, Barcelona do të fitojë vetëm 35 milionë euro duke e shitur te Paris Saint-Germain.

Gjiganti francez raportohet se e ka mbyllur marrëveshjen për Dembelen, ku gjithçka do të kompletohet më së largu të dielën.

PSG e ka aktivizuar një klauzolë private në kontratën e Dembeles, që kushton vetëm 50 milionë euro dhe e detyron klubin katalunas ta pranojë gjithsesi.

Mirëpo, Barcelona nuk do të gjitha këto para, ngase një pjesë e tyre do t’i takojnë direkt lojtarit pasi kështu ishte parë në marrëveshjen afatshkurtër që u nënshkrua vitin e kaluar.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona maksimum mund të fitojë rreth 35 milionë euro nga shitja e francezit te PSG-ja, edhe pse vite më parë e kanë blerë për 105 milionë euro.

Trajneri Xavi Hernandez tentoi deri vonë ta bindte Dembelen ta refuzojë PSG-në duke ia përmendur edhe rastin e Neymarit, i cili e la klubin në këtë mënyrë por asgjë s’i eci mbarë.

Sidoqoftë, edhe pse thuhet se është i lumtur në “Camp Nou”, Dembele ka mbetur i bindur nga projekti i PSG-së andaj edhe e ka nënshkruar parakontratën.

Përndryshe, Dembele ka mbetur i zemëruar me Barcelonën pasi dyshon se e kanë ofruar te PSG-ja si pjesë e shkëmbimit në një marrëveshje për Kylian Mbappen.

Lajme të ngjashme