“Mendoje Neymarin” – Xavi bën përpjekjen e fundit për të ndaluar transferimin e Dembeles te PSG-ja
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, raportohet se i është referuar kohës së Neymarit te Paris Saint-Germain, për të tentuar ta ndalojë yllin e skuadrës së tij, Ousmane Dembele, për një transferim te kampioni i Francës.
PSG pagoi një rekord botëror 222 milionë euro në vitin 2017 për ta sjellë brazilianin në Parkun e Princave. Neymar fillimisht u cilësua si njeriu që më në fund do të frymëzonte klubin drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve, por ai nuk ka arritur t'i përmbushë pritjet pas gjashtë vitesh në kryeqytetin francez - pavarësisht se mburret me 118 gola dhe 77 asistime në 173 paraqitje.

Ndërsa lëvizja e propozuar nga PSG për Dembelen është afër përfundimit, me klubin që ka rënë dakord të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro në kontratën e tij që skadon më 1 gusht, Xavi ka bërë një përpjekje të fundit për të ndaluar sulmuesin francez nga shkuarja në Paris. Sipas Mundo Deportivos, Xavi i kërkoi Dembeles të 'mendonte për Neymarin' dhe vështirësitë e tij në PSG në një takim të vështirë me francezin për të ardhmen e tij, duke theksuar gjithashtu përpjekjet e kaluara të brazilianit për t'u kthyer në Barcelonë.
Xavi e ka mbrojtur gjithmonë Dembelen mes kritikave të shumta për formën e tij dhe numrin e madh të lëndimeve. Lojtari vazhdon të jetë pjesë integrale e planeve të trajnerit dhe ai shpreson që Dembele tani do të tërhiqet nga një transferim te PSG pas diskutimeve të tyre intensive në hotelin Thompson në Dallas.

Dembele tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me PSG- në dhe gjithashtu i ka kërkuar Barcelonës që të nisë bisedimet zyrtare me kampionët e Ligue 1 për të përshpejtuar më tej transferimin pasi kishte vendosur tashmë të largohej nga klubi katalanas.
