Ousmane Dembele te PSG? Xavi flet për të ardhmen e francezit
Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez thotë se sulmuesi Oumane Dembele është i lumtur në klub pavarësisht raportimeve se PSG do ta aktivizojë klauzolën e lirimit në 48 orët e fundit.
E ardhmja e 26-vjeçarit që disa vite është në pikëpyetje, ku disa herë radhazi ishte lidhur me kalimin te katalunasit.
Sidoqoftë, Xavi nuk e mohoi mundësinë që Dembele të largohet, por rezultoi të jetë i qetësuar me këtë situatë.
“Do të shohim, në afatin kalimtar asnjëherë nuk e di çfarë do të ndodh”.
“E shoh Ousmanen të lumtur te Barcelona. Nëse ka diçka (lidhur me spekulimet për PSG-në), ai do të na tregojë. Për tani është këtu dhe i lumtur”.
Dembele arriti edhe të shënojë dje në fitoren 3:0 ndaj Real Madridit në “El Clasico” pas një harkimi fantastik të Ilkay Gundoganit.
Xavi nuk hezitoi ta komentojë edhe fitoren ndaj Real Madridit, duke shtuar se duan të përmirësohen edhe ë shumë.
“E dimë si shkon, një ditë jemi të tmerrshëm dhe sot ishim klubi më i mirë në botë!”.
“Kjo është Barcelona dhe këta jemi si katalunas. Ose jemi njëra, ose tjetra. Kishim disa momente të mira kundër Realit por duhet të përforcohemi”.
Barcelona raportohet se është duke kërkuar edhe një tjetër mesfushor, si dhe një mbrojtës të krahut të djathtë.
