PSG e gatshme ta aktivizojë klauzolën e lirimit të Dembeles te Barcelona, por nuk do të jetë zëvendësimi i Mbappes - NACIONALE

PSG e gatshme ta aktivizojë klauzolën e lirimit të Dembeles te Barcelona, por nuk do të jetë zëvendësimi i Mbappes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain raportohet se ka vendosur ta aktivizojë klauzolën e lirimit të Ousmane Dembeles te Barcelona që është 50 milionë euro, por siç thuhet tutje në raportim, transferimi i tij nuk do të jetë një zëvendësim i Kylian Mbappes.

Sipas RMC Sport, kampionët e Ligue 1 po ndërmarrin hapa vendimtarë për të nënshkruar me francezin sa më shpejt që të jetë e mundur përpara se klauzola e lirimit të rritet në 100 milionë euro, pas datës 31 korrik. Parisienët janë gati të paguajnë shumën e plotë, por mësohet se vetëm gjysma do të shkonte në arkën e Barcelonës, ndërsa pjesa tjetër do t'i paguhej lojtarit dhe agjentëve të tij.

Dembele është i hapur për lëvizje pasi atij i ofrohet një kontratë pesëvjeçare dhe diskutimet mbi kushtet personale janë në një fazë të avancuar. Ai është i admiruar nga trajneri i ri Luis Enrique.

Ousmane-Dembele

Raporti përmend se ardhja e Ousmane Dembele është e pavarur nga situata e Kylian Mbappe nga PSG, pasi klubi dëshiron dyshen franceze në të dy krahët së bashku me një sulmues kryesor që ende nuk është transferuar. Por kjo do ta linte jashtë ekuacionit Neymar Jr. Megjithatë, nëse Mbappe largohet, atëherë braziliani mund të qëndrojë në vendin e tij në të majtë në formacionin 4-3-3 të Enriques.

Neymar PSG 2023-24

Dembele e dëshmoi veten si një nga lojtarët më të mirë, ku nën drejtimin e Xavit sezonin e kaluar, ai bërë 35 paraqitje, duke shënuar tetë gola dhe duke regjistruar nëntë asistime.

Lajme të ngjashme