Disa legjenda të sporteve nuk duan të ndalën së luajturi – Por a mund të jetë një gjë e keqe kjo?
Kthehuni në kohë kur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ishin në kulmin e tyre. Gjithçka është e freskët sepse nuk është kohë e gjatë kur këta dy dominonin në sportin më të popullarizuar në botë, futbollin.
Sulmuesi portugez dhe ai argjentinas mund të cilësohen në çdo rrethanë se janë dy lojtarët më të mëdhenj të brezit të tyre. Ndoshta debati më i madh në futbollin e sotëm është se cili nga këta është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Gjatë nëntë viteve të kaluara së bashku në Laliga por në skuadra të ndryshme, Real Madridin dhe Barcelonën respektivisht, kjo dyshe realizoi plotë 785 gola. Skuadrat ku luanin të dy ishin edhe dominuese në Ligën e Kampionëve.
Paraqitjet e tyre vlerësoheshin çdo vit, me ato mbrëmjet që për dikë janë famëkeqe e të sikletshme siç është ajo e mbrëmjes së Topit të Artë, ku Ronaldo e Messi ulën krah për krah me njëri-tjetrin.
Shpesh këto mbrëmje ishin tema të mediave për ditë të tëra, duke studiuar gjuhën e trupit të lojtarëve, vëzhgimin e çdo shikimi anash e çdo buzëqeshje.
Shkëlqimi më i vogël i emocionit, aludohej si një inate. Gëzimi i njërit e hidhërimi i tjetrit konsiderohej si mbetje hatri për fituesin e trofeut dhe humbësin, me përshkrimin që jepnin fytyrat e lojtarëve: “Të fitoj tjetri, përderisa jam edhe unë këtu.”
Kjo ishte në një të kaluar të shkuar, por çfarë tani.
Këto ditë Messi, fitues i Topit të Artë në vitin 2021, kur Ronaldo përfundoi i gjashtë, ofron vetëm kujtime të herëpashershme të lavdive të tij të kaluara në Barcelonë, me një sezon jo të mirë të kaluar në këtë vit të fundit në Paris Saint-Germain.
Padyshim, kishte arsye të veçanta sidomos financiare që bëri të ndërpriten lidhjet me Barcelonën në verën e kaluar.
Argjentinasi nuk kishte një fillim të mirë në Francë, por ndoshta edhe duhet kohë për përshtatjen e tij në një mjedis të ri.
Aftësitë mbesin aty, por ritmi i vjetër mungon. Sezoni 2021/22 ishte viti i parë në futboll që shënon më pak se 10 gola që nga viti 2006. Statusi i tij si yll mbetet, por ai është eklipsuar nga Kylian Mbappe, një yll në rritje që doli në skenë në moshë të re.

Është një ndjenjë e bezdisshme, qëndrimi i tij në Francë ndonëse është mjaftë fitimprurës, por jo për një përfundim karriere meritore për një nga lojtarët më të mirë të historisë.
Ronaldo ndërkohë nuk dihet ende se a do të qëndrojë në Manchester United apo jo. Aty ku kishte shpresuar në ringjalljen e tij, klubi që iu bashkua për herë të dytë e la të pakënaqur. Megjithëse ai shënoi 18 gola në Premierligë në 30 paraqitje duke qenë afër kreut të golashënuesit më të mirë në ligë.
Me mosprezencën në Ligën e Kampionëve këtë sezon për djajtë e kuq, rikthimi i Ronaldos nuk duhej të ishte i tillë.

Është një tipar i përbashkët i të gjithë sportistëve të mëdhenj. Usain Bolt, i cili bëri që vrapimet e shpejta të duken si asgjë, u pensionua në vitin 2017 në kohën e duhur kur e pa se ishte mjaftë për të. Por nga ata vazhdojnë me kokëfortësi të shtyjnë për një triumf të fundit, një synim që ata dëshirojnë me çdo kusht ta arrijnë por gjithsesi mbetët vetëm një synim, pasi realizimi është gati i pamundur.

Gjithçka që mund të lind nga dashuria për sportin, por për të qenë më i miri duhet të dish kur duhet të tërhiqesh dhe jo të shtyhet deri në një kohë kur emri do të venitet.
Për çdo sport ka një shembull për t’u marrë. Roger Federer kishte një dëshirë të madhe t’i shtonte 20 grand slameve të tij edhe disa tituj tjerë, por kjo mbeti vetëm një synim pasi trupi i tij nuk përballonte më, duke hasur në probleme me lëndime, dhe duke se tani e ka kuptuar se tërheqja është më e mira për të dhe karrierën e tij.

Serena Willimas është një tjetër sportiste nga tenisi, e cila vazhdon të ndjekë titujt grand slam me qëllim që të kalojë Margaret Court me 24 tituj grand. Kanë kaluar pesë vite që nga triumfi i 23 në një garë të madhe të tenisit, por ajo synon sërish të luaj.
Ajo u kthye nga lëndimi i vitit të kaluar për të marrë pjesë në Wimbledonin e këtij viti, por rezultoi me një gabim të madh, pasi që humbi menjëherë dhe duket se fundi i një epoke të Amerikanes ka marrë fund.

Michael Schumacher ishte një rast tjetër që legjendat e sporteve nuk ngopen. Pas pensionimit të tij në vitin 2006 me 91 fitore e shtatë tituj botëror, ai vendosi të kthehej në vitin 2010 por asnjëherë në asnjë garë nuk arriti ta kthejë shkëlqimin e tij të dikurshëm.
Ai ende konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë të Formula 1, edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e keqe pas një aksidenti që bëri në vitin 2013 gjatë skijimit.

Historitë e pangopshme të sportistëve janë të shumta, por nuk mund të harrohet edhe historia e Michael Jordan, i cili ende cilësohet si më i miri ndonjëherë në Basketboll.
Ai pati një karrierë mbresëlënëse me Chicago Bulls duke fituar gjashtë tituj, por pas pensionimit të tij në vitin 1998, vendosi të rikthehej sërish në NBA në vitin 2001, tre vite më vonë. Edhe ky ishte një kthim i dështuar, një përpjekje për lavdi që nuk duhej të kërkohej sipas shumë njohësve të futbollit.

Historitë e legjendave në secilin sport do të ishin më të lavdishme po të mos kërkonin më shumë seç mund të ofrojnë.
Federer në një intervistë të zhvilluar së fundmi tha: “Nuk mund të dal në fushë e të garojë kur e di se nuk mund t’i bëjë ballë askujt, duhet të kuptosh kur fundi vjen.”
*Shkrim i përgatitur dhe përshtatur nga TheAthletic./Nacionale.com


