A mund të jetë Mohamed Salah Lionel Messi i Liverpoolit? - NACIONALE

A mund të jetë Mohamed Salah Lionel Messi i Liverpoolit?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Darwin Nunez mund të jetë blerja e dytë më e shtrenjtë e Liverpoolit në historinë e klubit, por dikush tjetër, jo një prurje e re, ka qenë më i rëndësishmi me të cilin ka nënshkruar klubi këtë verë.

Pas një sage që zgjati shumë, Mohamed Salah nënshkroi kontratë trivjeçare me pagë javore prej rreth 415 mijë eurove, duke iu përkushtuar të kuqve deri në vitin 2025.

Kjo ujdi e bën sulmuesin egjiptian lojtarin më të paguar në historinë e Liverpoolit dhe e prish strukturën e pagave në klub, i cili ngurron t’i shpërblejë lojtarët në të 30-at e tyre me kontratat kaq fitimprurëse dhe afatgjate.

Është e kuptueshme që marrëveshja me Salahun vlerësohet se bën përjashtim ndaj këtij rregulli, por pyetje është, a do ta nxjerrë Liverpooli një fitim të kënaqshëm nga ky investim i madh?

Është më rëndësi të nënvizohet përfitimi që ka sjellë Salahu që prej kur zbarkoi në Merseyside.

Asnjë sulmues i Premierligës nuk ka luajtur më shumë se Salah që prej sezonit 2017/2018, hiç më pak se 87 për qind të minutave në dispozicion. Sipas Transfermarkt, numri 11 i Liverpoolit ka munguar në vetëm tri ndeshje për Liverpoolin për shkak të lëndimit që prej se iu bashkua klubit. Por pra, vetëm tri.

Ç’është edhe me më rëndësi, asnjë lojtar i Premierligës nuk ka shënuar më shumë gola se Salahu, 118, me Harry Kane që është lojtar tjetër i vetëm që e ka arritur shifrën njëshekullore në të njëjtën kohë.

Përqendrimi i tij i madh ka qenë në shënimin e golave, prandaj i fitoi dy këpuca të arta në pesë sezone.

Megjithëse ka rol të sulmuesit anësor, Salahu është në mesin e lojtarëve elitarë në Evropë kur merret parasysh përfshirja në gola (gola plus asiste) që prej sezonit 2017/18, që mesatarisht i bie një gol apo asist për 90 minuta në pesë sezonet e fundit.

Pra, Salahu e ka arsyetuar statusin e tij si lojtar i klasit botëror dhe ka arsyeje të fortë të vijojë të mbetet i tillë.

Egjiptiani ka qenë përgjegjës për 29 për qind të golave të Liverpoolit në Premierligë që prej se iu bashkua klubit, më shumë se çdo lojtar tjetër në skuadër.

Lajme të ngjashme