"Nuk kam nevojë për tenis" - Roger Federer lë të kuptohet se po pensionohet - NACIONALE

"Nuk kam nevojë për tenis" - Roger Federer lë të kuptohet se po pensionohet

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Roger Federer në një intervistë për gazetën gjermane Algemeen Dagblad, ka lënë të kuptohet se karriera e tij po përfundon duke thënë se nuk ka nevojë më për Tenis, ndërsa indikacion tjetër është edhe mungesa në Wimbledon 2022.

8-herë kampioni i turneut më të vjetër të Tenisit, Wimbledon, mungoi për herë të parë në këtë garë që nga viti 1998, me arsyen po vazhdon të rikuperohet nga operacioni i tretë në këmbë.

Federer, tani 40-vjeçar, me fitoren e Novak Djokovic në finalen e Wimbledonit ndaj Nick Kyrgios, e sheh vetën si të tretin në garën për më shumti grand slams në histori të Tenisit.

Listës për më së shumti grand slams i prinë spanjolli, Rafael Nadal, i cili ka në total 22, pas tij është serbi, Novak Djokovic me 21 dhe i treti legjenda tanimë e këtij sporti, Roger Federer, me 20 grand slams.

Dje u përditësua ranglista e ATP, dhe Federer prej kur nisi karrierën si profesionist, nuk kishte munguar asnjëherë deri më tani, por tashmë është një ndryshim. Zvicerani me këtë përditësim nuk është më pjesë e kësaj rangliste, duke mos pasur asnjë pikë afër emrit të tij.

I pyetur nga gazeta gjermane Algemeen Dagblad, për të ardhmen e tij në tenis, Federer u përgjigj kështu:

“Jam i dashuruar pas fitores, por kur nuk mund të luftosh për fitoren më, më mirë është të ndalesh. Nuk mendoj se kam nevojë për Tenis. Jam i lumtur më gjëra të vogla, për shembull kur djali im bënë diçka të drejtë dhe vajza ime vjen në shtëpi me nota të mira, këto gjëra më bëjnë të lumtur.”

Federer nuk ka luajtur Tenis që nga Wimbledoni i vitit të kaluar, kur u bë edhe çerekfinalisti më i vjetër në Open Era në SW19.

Ai për herë të parë pas 22 vitesh, doli nga top 50 e ranglistës botërore.

“Tenisi është pjesë e imja, por jo identiteti i plotë i imi. Dua të jem dhe të mbetëm i suksesshëm, të jap më shumë energji në biznesin tim – ndoshta më shumë se sa jap normalisht, dhe kjo mund të bëhet më së mirë kur të jem jashtë sportit. E di se karriera profesionale nuk zgjatë tërë jetën dhe jam në rregull me të”, përfundoi legjenda e Tenisit, Roger Federer.

Roger Federer do të kthehet në fushën e Tenisit në shtator të këtij viti në Laver Cup, me skuadrën që krijoi vet ai në vitin 2017, të njohur si Team Europe.

Lajme të ngjashme