Novak Djokovic kampion i Wimbledonit pasi e mundi Nick Kyrgiosin - NACIONALE

Novak Djokovic kampion i Wimbledonit pasi e mundi Nick Kyrgiosin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti Novak Djokovic ka mbrojtur titullin në "Wimbledon" duke mposhtur në finale Nick Krygios.

Pas një sfidë të vështirë, serbi arriti të fitojë ndaj australianit me rezultat 1:3 në sete.

Krygios e nisi shumë më mirë se Djokovic, duke fituar setin e parë me rezultat 4:6.

Por, pastaj nisi përmbysja nga serbi, që mori dy setet e radhës me rezultat 6:3, respektivisht 6:4.

Australiani në të dy setet kishte rastin të merrte avantazhin, por shkaku i zemërimit shpesh herë ndikoi të bënte disa gabime amatoreste.

Seti i katërt njëkohësisht i fundit, Djokovic arriti ta fitojë përmes vazhdimeve ku triumfoi me rezultat 7:6 (7:3).

Kështu, Djokovic mbron titullin në "Wimbledon" duke u shpallur fitues për të katërtin vit radhazi.

Në përgjithësi, ky është titulli i tij i shtatë në karrierë në Wimbledon, duke barazuar legjendën Pete Sampras, derisa mbetet një më pak se Roger Federer.

Ndërsa, është grand slam i 21-të në karrierë.

Rrugëtimi i Djokovic në "Wimbledon 2022"

Djokovic arriti të mposht kundërshtarë të shumtë, njëri pas tjetrit derisa mbërriti në finale, ku ditën e diele u shpall kampion.

Raundin e parë ishte kualifikuar direkt, ndërsa në të dytin fitoi ndaj australianit Thanasi Kokkinakis, që e mposhti lehtësisht në tre sete (6:1, 6:4, 6:2).

Në raundin e tretë, përball kishte bashkëkombësin Miomir Kecmanovic, që gjithashtu e mposhti lehtë (6:0, 6:3, 6:4).

Në raundin e 16-të, serbi zhvilloi ndeshjen ndaj holandezit Tim van Rijthoven, që e mposhti pas katër seteve të zhvilluara (6:2, 4:6, 6:1, 6:2).

Ndeshjen më të vështirë, padyshim e kishte në çerekfinale, ku ju nevojitë një përmbysje e madhe që të kualifikohet tutje ndaj italianit Jannik Sinner, ku u zhvilluan plot pese sete (5:7, 2:6, 6:3, 6:2, 6:2).

Vështirësi të shumtë nuk hasi as në gjysmëfinale ndaj britanikut Cameron Norrie (2:6, 6:3, 6:2, 6:4).

Lajme të ngjashme