David de Gea lojtari i lirë, Manchester Unitedi s’ia vazhdon kontratën
Kontrata e portierit të Manchester Unitedit, David de Geas, pritet të skadojë sonte, pasi nuk është marrë ndonjë vendim nëse ai do të mbetet në Old Trafford apo jo.
Raportohet se korniza e vazhdimit të kontratës së tij, për të cilën kishte marrëveshje, është ndryshuar.
Kjo ka bërë që të dy palët të tërhiqen për të reflektuar mbi situatën dhe destinacionin e preferuar.
Portieri spanjoll, 32 vjeç, i kaloi 12 vjet në klub, duke i bërë hiç më pak se 545 paraqitje.
Unitedi është në kontakt me De Gean, i cili në fillim të kësaj jave reagoi ndaj thashethemeve për të ardhmen e tij duke e postuar në rrjetet sociale një emotikon duke gogësitur.

Sezonin e kaluar, katër herë lojtari më i mirë i vitit i Unitedit e fitoi Dorezën e Artë në Premierligë për herë të duke, pasi nuk pranoi gol në 17 ndeshje.
De Gea dhe trajneri Erik ten Hag folën me vetëbesim në fund të sezonin të kaluar për qëndrimin e portierit në klub.
Ai ende ka kohë të nënshkruajë kontratë, por nga e shtuna, spanjolli është i lirë të nënshkruajë me klubet e tjera, pasi do të jetë lojtar pa kontratë.
Unitedi ka pritur nga De Gea të pranojë ta zvogëlojë dukshëm rrogën rekorde, 375 mijë funte në javë, të cilën e merr që nga 2019 kur e nënshkroi kontratën e fundit.
