Ten Hag: Dua që De Gea dhe Rashford t'i vazhdojnë kontratat - NACIONALE

Ten Hag: Dua që De Gea dhe Rashford t'i vazhdojnë kontratat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag dëshiron që dyshja Marcus Rashford dhe David de Gea ta ndjekin rrugën e Luke Shaw dhe të vazhdojnë edhe për disa vite te Manchester United.

Rashford ka edhe 15 muaj në kontratë me marrëveshjen momentale që fiton rreth 250 mijë funte për javë, por United do të provojë ta shesë nëse nuk arrihet marrëveshje.

Ndërsa, De Gea do të bëhet agjent i lirë në qershor dhe ka negociuar që disa javë me klubin për ta zbritur pagën prej 375 mijë funtesh për javë.

I pyetur nëse dyshja do të rinovojnë sikurse Shaw (ende s'është zyrtare), Ten Hag e pranoi se dëshiron t'i mbajë të dy.

"Nëse ka nënshkruar nuk e di. Nuk kam dëgjuar. Duhet të pres. Nëse është e vërtetë, jam i kënaqur. Ne vërtetë duam ta mbajmë sepse është lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë".

"Dua që e njëjta të ndodhë edhe me Rashfordin dhe De Gean".

Ten Hag tutje mbrojti deklaratën e Rashford, i cili thoshte se është i fokusuar vetëm në këtë edicion. "Sigurisht jemi duke planifikuar për të ardhmen. Varet nga agjentët dhe drejtorit të futbollit John Murtough. Rashy dhe unë jemi të fokusuar te paraqitjet".

25-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion duke shënuar 30 gola deri më tani.

Lajme të ngjashme