Cristiano Ronaldo: Isha pranë Man Cityt, Guardiola u përpoq shumë – por në fund Ferguson bëri ndryshimin - NACIONALE

Cristiano Ronaldo: Isha pranë Man Cityt, Guardiola u përpoq shumë – por në fund Ferguson bëri ndryshimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka pranuar ishte shumë pranë kalimit te Manchester City, por që në fund vendosi ta dëgjojë ish trajnerin Sir Alex Ferguson dhe u rikthye te Manchester United.

Një pjesë e intervistës së Ronaldos është duke u publikuar te Piers Morgan, ku do të flas për gjithçka.

Ai tregoi sa afër ishte t’i bashkohej Man Cityt me trajnerin Pep Guardiola që provoi ta merrte, por në fund portugezi vendosi për rikthimin te “Djajtë e Kuq”.

Ishte afër. Ata folën shumë dhe Guardiola tha se u përpoqën shumë për të më pasur. Por zemra ime, ndjenja ime dhe ajo që kisha bërë më parë – dhe Sir Alex Ferguson – bënë ndryshimin”.

Ronaldo gjithashtu foli për trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangncik, duke thënë se këtë të dytin asnjëherë nuk e pa si trajner, pavarësisht që e quajti.

"Solskjaer? Të duhet shumë më shumë kohë. Por unë kurrë nuk kam dyshim se do të jesh një trajner i mirë në të ardhmen. Por ishte një përvojë e mirë. Unë isha, isha shumë i kënaqur që punova me të edhe për një periudhë të shkurtër”.

Rangnick? Sigurisht, e respektoj, duhet ta quajmë [atë shef] sepse ai e mori detyrën pavarësisht - të gjithë trajnerët që kam pasur në karrierën time, i quaj shef sepse nëse ata marrin detyrën ne duhet t'i thërrasim në atë mënyrë"

Në fund, thellë brenda meje, kurrë nuk e pashë atë [Rangnick] si shef, sepse pashë disa pika me të cilat nuk isha dakord kurrë".

Tutje, ai komentoi rikthimin te Man United, duke deklaruar se kishte shpresë se gjithçka kishte ndryshuar, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Mendova kur nënshkrova se ata nënshkruan atë vit Sancho, dhe Varane, plus mua, se gjërat do të jenë ashtu siç duhet të jetë Mançesteri. Sir Alex Ferguson la një boshllëk të madh në klub.”

Kur nënshkrova për Manchester United, mendova se gjithçka do të kishte ndryshuar sepse janë 13 vjet. Unë isha në Real Madrid nëntë vjet dhe tre në Juventus”.

Më kujtohet kur isha 18, 19, 20 vjeç, gjithmonë kërkoja të shihja lojtarët më të mirë kur Van Nistelrooy, Ferdinand, Roy Keane dhe Giggs - kjo është arsyeja pse kam suksesin që kam dhe jetëgjatësinë."

Lajme të ngjashme