Costacurta: Dybala është më i dobishëm për Milanin dhe Napolin sesa për Interin
Ish-legjenda e Milanit dhe e Kombëtares së Italisë, Alessandro Costacurta, është deklaruar në lidhje me edicionin e ri të Serie A.
Costacurta ka folur edhe në lidhje me një transferim të mundshëm të Dybalës tek Inter. Sulmuesi argjentinas nuk ka gjetur ujdinë me Juventusin për ta rinovuar kontratën, kurse tani është lojtari i lirë, që mund t'i bashkohet çfarëdo skuadreje me parametro zero.
"Besoj që nga të gjithë skuadrat që interesohen për Dybalën, Interit i duhet më së paku. Në ndeshjet në arenë evropiane nuk mund ta kesh luksin të luash me një formacion me Lukaku, Lautaro dhe Dybala së bashku. Për këtë arsye, te Milan dhe Napoli do të ishte më i dobishëm. Nëse do të kishte vazhdimësi do të ishte lojtar vendimtar", shtoi ai.
Juventus dhe Inter janë klubet e mëdha më aktive në Serie A sa i përket afrimit të lojtarëve në këtë treg kalimtar veror. Për shumkë, Inter pas rikthimit të Lukakut mund të llogaritet si favoriti kryesor për ta fituar edicionin e ri të kampionatit.
Sido që të jetë, kaq i sigurt nuk është shfaqur edhe Costacurta.
"Në sezonin e shkuar ndjehej një rivalitet më i madh mes skuadrave që ishin pretendente për titull, posaçërisht duke konsideruar faktin që ishin larguar lojtarë të kalibrit të Hakimit dhe Lukakut. Në një moment, në garë për titull ishin edhe Atalanta dhe Napoli.
"Inter favorit? Tani, para se t'ia atribuosh dikujt etiketën e favoritit për titull, do të prisja të shihja sesi do të evoluojë afati kalimtar, duke e dijtur që në këto orë në Torino kanë mbërritur Di Maria dhe Pogba.
"Mirëpo, deri më tani Interi është skuadra që është përforcuar më së miri. Romelu Lukaku është një yll, por kanë ardhur edhe dy lojtarë të mëdhej si Asllani dhe Mkhitaryan", përfundoi Costacurta.

