Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca shpallet sërish i pafajshëm - NACIONALE

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Konjufca shpallet sërish i pafajshëm

1 orë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sërish të pafajshëm nënkryetarin e VV-së, Glauk Konjufca, i cili akuzohej për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Gjykatësja Edita Çanta, gjatë shpalljes së aktgjykimit, ka thënë Konjufca lirohet nga akuza.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk ishte provuar se kishte kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërsa, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën kishte arritur parashkrimi, akuza ishte refuzuar.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte rrëzuar vendimin e Themelores dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Lajme të ngjashme