Vuçiq me pretendime për vendimin e Speciales: Thaçin do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim - NACIONALE

Vuçiq me pretendime për vendimin e Speciales: Thaçin do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke i thirrur në informacionet që ka, ai ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet aq sa do t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim.

Ai ka tentuar sërish të viktimizohet.

“Kjo nuk përfundon këtu, sepse, sipas informacioneve që kam, më 16 shtator është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit. Sipas asaj që kam mësuar, do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për pjesën tjetër do të shpallet i pafajshëm. Perëndimorët duan të na thonë: ‘Ju serbët jeni fajtorët e vetëm’”, ka deklaruar Vuçiq, raporton Blic.

Lajme të ngjashme