Milan vazhdon bashkëpunimin me Messias - NACIONALE

Milan vazhdon bashkëpunimin me Messias

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një edicioni pozitiv që ka kaluar me Milanin si i huazuar nga Crotone, klubi kuqezi ka vendosur që ta vazhdojë bashkëpunimin me Messias.

Historia e futbollistit brazilian është e veçantë. Ai deri tek afirmimi në futbollin modern, ka hasur në shumë pengesa. Karriera e tij më shumë është shoqëruar në futbollin gjysmë-profesionist.

Kjo nuk e ka bërë atë që të zmbrapset ka dëshira e tij që një ditë të luajë në futbollin që e vërtetë. Prandaj, nga Crotone ka gjatë sezonit të kaluar u transferua te Milan në formë huazimi për një vit. Braziliani 31-vjeç nuk ishte në mesin e lojtarëve për të cilët kishte ndonjë entuziazëm të theksuar për kalimin e tij te Milan.



Mirëpo, sa herë që u inkuadrua në ndeshje nga Pioli, u përkujdes të japë një kontribut të rëndësishëm, duke ndihmuar Milanin që të arrijë objektivat që ia kishte vendosur vetes, siç ishte shpallja kampion në Serie A.

Në 26 paraqitje ai shënoi 5 gola. Për këtë arsye, Milani ka vendosur që ta ushtrojë të drejtën për ta blerë kartonin e tj nga Crotone.

Messias tani ndodhet në selinë e klubit të Milan, aty ku do ta nënshkruajë kontratën e re. Milan do t'ia paguajë 4,5 milionë euro, plus bonuse tjera klubit të Crotones. Klubi kalabrez dëshironte një milon euro më shumë, por në fund u pajtua që të arrihej ujdia me atë çmim.



Milani tek së voni ka filluar të përgatitet për sezonin e ri. Në ditën e fundit të muajit qershor ka arritur që t'i rinovojë kontratat e drejtuesve të klubit, të cilët ishin arkitektët kryesorë të suksesit që arriti skuadra në Serie A gjatë edicionit të kaluar: Maldini dhe Massara.

Klubi kuqezi është kritikuar si i përgjumur, duke u qasur shumë vonë në afatin kalimtar të lojtarëve. Vetë Maldini e ka pranuar një vonesë të tillë, por ka pohuar se do ta rekuperojnë kohën e humbur.

Lajme të ngjashme