Haxhiu cakton datën e betimit të KQZ-së së re: Në shkelje të Kushtetutës, PDK-së do t’ia emërojë vetëm një anëtar
Pas kthimit të bashkëshortit të saj në Kosovës, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, që po e ushtron edhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes, ka vendosur për datën e dekretimit të KQZ-së së re.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Haxhiu pritët që të hënën të emërojë anëtarët e rinj të KQZ-së.
Të njëjta burime i kanë thënë gazetës, se ajo ka vendosur të mos e respekto Kushtetutën në këtë proces.
Kjo pasi, sipas burimit të gazetës, Haxhiu ka vendosur që PDK-së të ia emëroi vetëm një anëtar në KQZ dhe jo dy siç i takon me Kushtetutë.
Në cerumenin e betimit të anëtarëve, deputetja e VV-së e ka ftuar në Presidencë vetëm Rashit Qalajn e PDK-së.
Kohë më parë, gazeta ka raportuar se PDK-ja në Presidencë ka dërguar dy propozime, duke pretenduar se ashtu është paraparë në Kushtetutë.
Përveç Qaljat, partia e Bedri Hamzës ka propozuar për anëtar të KQZ-së edhe Avdyl Ymerin.
Javën e kaluar Haxhiu ka treguar se së partitë politike i kanë dërguar në Presidencë propozimet e tyre për KQZ.
Të martën e kaluar, në një konferencë për media, Haxhiu ka treguar se është duke i shqyrtuar dokumentacionet që i kanë dërguar partitë politike.
Ajo kishte paralajmëruar së shumë shpejt do të nxjerr dekretin për KQZ-në e re.
“Sa i përket anëtarëve të KQZ, do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë shumë shpejt. Jam duke e analizuar dokumentacionin që kanë sjell partitë politike. Ju e dini që 6 vende i takojmë partive shqiptare, 4 vende të tjera komuniteteve jo shumicë dhe një është kryetari i KQZ, z. Radoniqi. Sapo t`i kemi të finalizuar të gjitha çështje në këtë proces natyrisht se do të veprojë dhe natyrisht se do të jem para jush për të arsyetuar vendimet apo dekretet”, ka thënë Haxhu.
Gazeta Nacionale ka raportuar se Haxhiu është drejt një shkele të re kushtetuese.
Kjo pasi PDK-së ia ka kërkuar veç një anëtar për KQZ, jo dy sa i takojnë.
Partia Demokratik e Kosovës ka bërë me dije se kjo qasje e partisë në pushtet ka për qellim defunksionalizimin e KQZ-së.
Në një konferencë për media, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo është qasje e rrezikshme.
“Mbase është qëllim i Lëvizjes Vetëvendosje që të defunksionalizojë të gjitha institucionet përfshirë edhe KQZ-në sikurse ka defunksionalizuar çdo mekanizëm institucional në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka paralajmëruar edhe dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo nuk do të thotë që ne nuk do ti drejtohet Gju Kushtete për një çështje tjetër që ndërlidhet me KQZ-në. Sepse PDK-së i takojmë dy përfaqësues në KQZ, ndërkohë që me një lexim të vobeket të ligjit dhe procedurave PDK-së i është kërkuar vetëm një”, ka thënë ajo.
Ndërsa, këtë javë gazeta ka raportuar se deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tashmë ka shkelur edhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke mos e respektuar afatin ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.
Ndonëse neni 61 i këtij ligji parasheh që presidenti duhet të bëjë emërimin e anëtarëve të KQZ-së brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve, Haxhiu ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet në këtë paragraf.
Gjithashtu, gazeta këtë javë ka raportuar se arsyeja e vërtetë e shtyrjes se emërimit të anëtareve të rinj të KQZ-së duket se lidhet drejtpërdrejt me bashkëshortin e Haxhiut, Alban Krasniqi.
Sipas vendimit të publikuar nga KQZ, anëtarët i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi dhe një delegacion i KQZ-së ndodhej në një vizitë zyrtare jashtë vendit nga data 15 deri më 25 gusht.