Vonimi i formimit të KQZ-së së re: A e shkeli Haxhiu Ligjin për Zgjedhjet për të mos ndërprerë vizitën zyrtare të burrit të saj? - NACIONALE

Vonimi i formimit të KQZ-së së re: A e shkeli Haxhiu Ligjin për Zgjedhjet për të mos ndërprerë vizitën zyrtare të burrit të saj?

2 orë më parë

nga NACIONALE

Afati ligjor i 20 gushtit, si datë e fundit për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së, ka kaluar.

Një gjë e tillë këtë javë është konfirmuar edhe nga Presidenca e Kosovës.

Në këtë mënyrë institucioni kyç për administrimin e zgjedhjeve vazhdon të mbetet peng i vendimmarrjes së deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila ushtron edhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Zyra e Presidentes e ka justifikuar këtë vonesë me nevojën për interpretime dhe pyetje shtesë drejtuar institucioneve përkatëse pas pranimit të propozimeve nga subjektet politike.

Por, prapaskenat e kësaj vonese sinjalizojnë një motiv krejt tjetër, larg procedurave zyrtare.

​Arsyeja e vërtetë e shtyrjes se emërimit të anëtareve të rinj të KQZ-së duket se lidhet drejtpërdrejt me bashkëshortin e Haxhiut, Alban Krasniqi.

Sipas vendimit të publikuar nga KQZ, anëtarët i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi dhe një delegacion i KQZ-së ndodhej në një vizitë zyrtare jashtë vendit nga data 15 deri më 25 gusht.

Nga vendimi kuptohet se Haxhiu nuk ka dashur të ia prish vizitën bashkëshorti të saj në ShBA, i cili se bashku me një delegacion të KQZ-së kishte shkuar për vëzhgimin e zgjedhjeve paraprake në këtë vend.

Nëse ushtruesja e detyre së presidentes do të dekretonte përbërjen e re të KQZ-së brenda afatit të 20 gushtit, mandati i Krasniqit do të përfundonte menjëherë.

Ky dekretim do ta shndërronte atë në mes të udhëtimit nga anëtar zyrtar të delegacionit në një person të thjeshtë privat, duke i humbur të drejtën e përfaqësimit dhe mbulimit të shpenzimeve zyrtare.

Derisa në Kosovë raportohej për shkeljen e Ligjit për Zgjedhje nga Albulena Haxhiu, bashkëshorti i saj postonte fotografi nga ShBA-ja si zyrtar i KQZ-së.

Javë më parë, gazeta Nacionale ka raportuar se 20 gushti ka qenë afati i fundit ligjor kur Haxhiu është dashur të emërojë anëtarët e rinj të KQZ-së.

Pjesë e përbërjes së re të KQZ-së nuk do të mund të jenë Alban Krasniqi (LVV), Ilir Gashi (PDK) dhe Sami Hamiti (LDK), të cilët janë në mandatin e tyre të tretë radhazi.

Kjo pasi Ligji për Zgjedhjet në Kosovë ka paraparë se anëtarët e KQZ-së nuk mund të shërbejnë më shumë se tri mandate të njëpasnjëshme.

Sipas këtij ligji, mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend.

Certifikimi i rezultateve është bërë nga KQZ me 8 korrik.

Lajme të ngjashme