Rezervat e raketave “Patriot” në Evropë, “përtej nivelit kritik” për shkak të luftës me Iranin - NACIONALE

Rezervat e raketave “Patriot” në Evropë, “përtej nivelit kritik” për shkak të luftës me Iranin

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtria amerikane është duke u ballafaquar me mungesë “përtej kritikes” të raketave të avancuara kundarajrore në Evropë dhe kjo situatë është shkaktuar kryesisht nga lufta e presidentit amerikan, Donald Trump, me Iranin, i thanë agjencisë së lajmeve “Associated Press” një zyrtar amerikan i mbrojtjes dhe një zyrtar i NATO-s, duke ngritur shqetësime për pikat e dobëta në vendet e NATO-s në rast të një sulmi të mundshëm rus.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes tha se mungesa më shqetësuese është ajo e raketave të sistemit “Patriot”, i cili mund të rrëzojë raketa balistike ruse që fluturojnë me shpejtësi të lartë. Zyrtari i NATO-s i konfirmoi rezervat e pakta të raketave “Patriot” në mesin e forcave amerikane dhe atyre të NATO-s në Evropë. Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak të temës së ndjeshme ushtarake, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Për shembull, në rast të një sulmi raketor balistik nga Rusia ndaj një selie qendrore ushtarake ose centrali energjetik, NATO-ja do të mund të ishte në një pozicion të ngjashëm me Ukrainën që po i mungojnë këto raketa dhe do të ishte e detyruar që “të pranojë goditje pas goditjeje në gojë”, tha zyrtari amerikan i mbrojtjes.

Në Evropë, ushtria amerikane “definitivisht” nuk ka mjaftueshëm raketa “Patriot” për të ndalur ndonjë sulm raketor balistik të vazhdueshëm dhe do të kishte kapacitet “shumë të kufizuar” për t’u mbrojtur kundër një sulmi të vetëm raketor balistik ose nga një raketë ruse që del nga drejtimi i saj, tha zyrtari amerikan.

Lajme të ngjashme