Chelsea akoma s'e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Armando Brojës
Klubi londinez është akoma i pavendosur rreth të ardhmes së sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Gjatë sezonit që lëmë pas ishim dëshmitarë sesi Broja mahniti të gjithë sa ishte pjesë e Southampton në formë huazimi-
Tani lojtari i është ribashkuar klubit londinez, i cili zotëron edhe kartonin e tij. Duke dijtur nivelin e sulmuesve që ka Tuchel në gatishmëri dhe skemën e lojës që përdorë, ka bërë që të fillojë të spekulohet rreth të ardhmes së sulmuesit shqiptar.
20-vjeçari dëshirohet me insistim enorm nga West Ham, të cilët kanë shprehur interesim që t'i sigurojnë shërbimet e tij.
Chelsea akoma i pavendosur për të ardhmen e Brojës
Në një moment dukej se ishte arritur marrëveshja mes Chelseat dhe West Hamit për një transferim të Brojës te skuadra e udhëhequr nga Moyes.
Gjithsesi, sipas ekspertit të transferimit të lojtarëve, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit londinez akoma nuk janë përcaktur nëse ai do të vendoset në shitje njëmend apo jo.
Patjetër që Chelsea do të jetë i kushtëzuar, njësoj siç janë shumica e klubeve, që të shesë ndonjërin prej lojtarëve, si për të gjeneruar të hyra të reja financiare, ashtu edhe për ta rrumbullaksuar në numër kontigjentin e lojtarëve tek i cili do të llogarisë në të gjitha kompeticionet që skuadra do të marrë pjesë në sezonin që vjen.
Tuchel nuk dëshiron të privohet nga Broja
Me aq sa duket, njeriu që më së shumti po dëshiron ta mbajë Brojën në gjirin e skuadrës është pikërisht Thomas Tuchel.
Para dy ditësh ai dërgoi një porosi të qartë publike, duke thënë se nuk pret që futbollisti shqiptar të largohet gjatë kësaj vere nga Chelsea.
"Nuk pres që Armando të largohet. Jemi në dijeni të ofertave dhe interesimit (të West Ham), mirëpo është lojtar i yni. Do ta marrim vendimin me drejtuesit.
"Kur arriti në përgatitjet parasezonale ishte e qartë se po mundohej të më impresiononte dhe të jetë lojtar i Chelseas sa më parë të jetë e mundur.
"Jam shumë i qetë, sepse e dimë situatën dhe ai ka kontratë me klubin", deklaroi trajneri gjerman.


