Napoli pyet për Armando Brojan gjatë bisedimeve për Koulibalyn
Sipas raportimeve në Itali, Napoli ka biseduar me Chelsean për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojan, gjatë bisedimeve që këto klube kanë bërë për Kalidou Koulibaly.
Qendërsulmuesi i Chelseas në shtator mbush 21 vite, është i lindur dhe i rritur në Angli por e përfaqëson Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll.
Shumë klube kanë shfaqur interesim për Brojan, pas një huazimi të suksesshëm të kaluar te skuadra e Premierligës në Southampton.
Sipas gazetës Il Mattino në Itali, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është tifoz i madh i Brojas dhe ka folur me Chelsean për mundësinë e kalimit të sulmuesit te napolitanët.
Il Mattino - ADL pazzo di Broja! Ha telefonato ai familiari e ne ha già parlato col Chelsea https://t.co/qPpiNLtaYf
— TuttoNapoli.net (@tuttonapoli) July 14, 2022
Ai do të ishte një blerje mjaftë e shtrenjtë për skuadrën italiane, pasi që çmimi i kërkuar nga Chelsea është 35 milionë euro, por Napoli mund të tentojë ta marrë lojtarin në formë të huazimit me opsionin në fund për blerje.
West Ham United ishte skuadra më e interesuar për sulmuesin shqiptar, por kohët e fundit duket se ka hequr dorë pasi po shihet një fokusim te sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Gianluca Scamacca.
Për Armando Brojan, nuk është vetëm Napoli nga Italia që është interesuar. Atalanta ka qenë në kontakte gjatë gjithë kohës për sulmuesin e ri, ndërsa në Angli pas West Hamit interesim ka shfaqur edhe Evertoni e Newcastle United të cilat kanë nevojë për një sulmues.
De Laurentiis është në dijeni se operacioni mund të kushtojë mjaftë shtrenjtë por napolitanët kanë nevojë për një sulmues me tipare vrastare si Armando Broja.
Sulmuesi 20-vjeçar është në skuadrën londineze që nga mosha 7-vjeçare, duke kaluar në të gjitha gjeneratat e akademisë së Chelseas.
Kontratën e tij të parë profesionale e nënshkroi më 1 korrik të këtij viti dhe e mbanë sulmuesin shqiptar deri në vitin 2026 me Chelsean.
Për shkak të rritjet së tij në karrierë, Chelsea e dërgoi dy herë në huazim. Fillimisht në vitin 2020 në kampionatin holandez te Vitesse, ku në 30 paraqitje në Eredivise shënoi 10 gola dhe kompletoi dy asiste me një mesatare për çdo 187 minuta një gol.
Huazimi i dytë ishte në sezonin që lamë pas, te skuadra e Southampton në Premierligë, aty ku emri i tij bëri që shumë media të mëdha të shkruajnë. Fillimi i kampionatit e gjeti sulmuesin shqiptar si një rezervist por me inkuadrimin e tij pas çdo ndeshje më shumë bindi që të ishte lojtar i formacionit standard.
Broja në 33 paraqitje në Premierligë, shënoi gjashtë gola dhe bëri një asist, ai kishte në total 1984 minuta në këmbët e tij apo 60 minuta për një ndeshje.

