Spalleti konfirmon: Koulibaly mund të largohet nga Napoli
Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti, ka pranuar se Kalidou Koulibaly mund të largohet në këtë afat kalimtar, dhe sipas raportimeve ai është shumë afër nënshkrimit me Chelsean.
Qendërmbrojtësi senegalez ka qenë i lidhur me një largim nga Serie A disa herë për vite të tëra, por tani sipas mediave të afërta me lojtarin është pothuajse e mbyllur, lojtari do të largohet në një skuadër të re.
Gjiganti anglez janë afër marrëveshjes me klubin napolitan për shumën e 40 milionë eurove, me Napolin që është e detyruar ta shesë ose të pajtohet që të largohet në vitin e ardhshëm si lojtar i lirë.
Çfarë tha Spalleti për Koulibaly?
Disa pyetje të bëra nga tifozët e Napolit, kanë marrë përgjigje nga Spalleti dhe një nga përgjigjet ishte në lidhje me Kalidou Koulibaly.
“Gjithmonë mendoj njëjtë. E preferoj Koulibalyn para të gjithëve. Është e lehtë për mua, ai është lojtar i Napolit, një nga më të mirët në fushë në çdo ndeshje, kur e kemi atë jemi më të sigurte. Nëse ai vendos të largohet, ne nuk do ta ndalim por vetëm do ta falënderojmë për gjithçka që ka bërë për skuadrën si dhe për meritat që Napoli luan këtë vit në Ligën e Kampionëve. Ai është shumë i mirë, i fortë. Nëse vendos të qëndrojë do të jetë kapiten për këtë vit”
“Nëse ai zgjedh ndryshe, do t’ia urojmë më të mirat sepse e meriton. Nuk ka të drejtë askush ta gjykojë nëse vendos ndryshe.”
🗣 Spalletti, Di Lorenzo and Rrahmani taking questions from the fans#Dimaro22 ⛰ pic.twitter.com/3IQGmaGwVX
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) July 12, 2022
Pse Chelsea e dëshiron me aq ngulm Koulibalyn?
Koulibaly iu bashkua Napolit në vitin 2014 nga Genku, dhe u bë një nga lojtarët kryesor të ekipit. 31-vjeçari për tetë vite në Napoli ka bërë 317 paraqitje në të gjitha garat.
Paraqitjet e tij ranë në vëmendjen e Barcelonës, Manchester Cityt dhe Manchester United, por Chelsea tani është duke thënë fjalën e fundit si skuadra e fundit e kyçur në garë për lojtarin.
Senegalezi mund ta ndihmojë repartin defensivë të Thomas Tuchel, kur e dimë se së fundi nga Chelsea u larguan Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen, ndërsa edhe Cesar Azpilicueta e Marcos Alonso raportohet se janë afër largimit për të marrë drejtimin te skuadra e Barcelonës.

