Thomas Tuchel i befasuar nga Timo Werner që mendon largimin nga Chelsea
Trajneri Thomas Tuchel ka deklaruar se sulmuesi Timo Werner duhet të jetë falënderues që luan te Chelsea duke kërkuar nga ai të flet në fushë dhe jo jashtë saj.
Gjermani la në dyshime të ardhmen me deklaratat e fundit që thoshte se ndoshta do të ishte më i lumtur diku tjetër.
Werner arriti në "Stamford Bridge" në vitin 2020 nga RB Leipzig për 47.5 milionë funte, sidoqoftë ka qenë i lidhur me largimin sidomos pas transferimit të Raheem Sterling.
Tuchel i befasuar me komentet e Werner
I pyetur sa i lumtur është te skuadra londineze, Werner kishte thënë "mund të isha më i lumtur diku tjetër". Por, Tuchel ka pranuar se është i befasuar nga ky koment i lojtarit.
"Jam i befasuar. Do të isha i lumtur si një djal i ri të kisha kontratë te Chelsea. Do ishte një ndër njerëzit më të lumtur në planet".
"Ai duhet të fitojë minutazhën e tij. Duhet të tregojë kualitetin, të fitojë vendin dhe pastaj ta mbrojë atë".
"Unë do të isha një ndër lojtarët më të lumtur në planet po të kisha kontratë me Chelsea. Nëse e ka thënë këtë gjë, atëherë nuk e kuptoj", deklaroi tekniku gjerman.
Werner gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka biseduar me Tuchel se ku qëndron, pasi nuk e di nëse një gjë e tillë nevojitet.
"Është vështirë të thuhet. Pikë se pari, gjëja më e rëndësishme është që jam i lumtur. Jam i lumtur të luaj dhe të shënoj gola. Ky është fakt. Duhet të kujdesem për këtë gjë, pastaj tjerat vijnë".
Gjermani konsideron të ardhmen, shkaku që dëshiron të jetë në Kupën e Botës
Werner në fakt ka treguar arsyen kryesore pse është duke menduar largimin pasi dëshiron të jetë pjesë e listës së Gjermanisë për Kupën e Botës.
I pyetur se pse nuk është duke luajtur vazhdimisht nën urdhrat e Tuchel, deklarata e tij ishte kjo: "Është vështirë të thuhet. Nuk kam pyetur, por është trajneri që ka ide të tjera, mendime tjera. Mendoj se në shumë ndeshje nuk kam qenë në mendimet e tij, prandaj do të provoj ta ndryshoj këtë gjë".
"Është e qartë se dua të luaj më shumë që të jem në formë për Kupën e Botës dhe gjithashtu të kem shansin të luaj aty. Mendoj se nuk ndryshon nëse Kupa e Botës është në dimër apo verë. Mendoj se nëse luaj gjysmë ose një sezon të plotë, duhet të luaj".
Werner më gjasë do të luajë në miqësoren e radhës të Chleseas, kundër Arsenalit në orët e mëngjesit të së dielës së ardhshme.