Cassano: Ronaldo ka mbaruar si atlet, le të shkojë në Amerikë, Kinë apo Dubai
Antonio Cassano ka vazhduar sërish me kritika në drejtim të Cristiano Ronaldos. Në emisionin “Bobo TV”, ai përkrahi vendimin e trajnerit dhe të klubit të Manchester Unitedit për ta përjashtuar nga skuadra për ndeshjen ndaj Chelseat.
Ka një kohë të gjatë prej që ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano, e ka vënë në shënjestër të kritikave Cristiano Ronaldon.
Cassano përmes podcastit në “Bobo TV” shigjetoi sërish yllin portugez, duke e quajtur si lojtar të mbaruar.
“Le të shkojë në Amerikë, Kinë apo Dubai. Nuk asgjë të bëjë me futbollin që vlen. Atletizmi i tij ka mbaruar. Le t’i zgjasë duart dhe të thotë ‘mjaft’. Unë do ta duartrokisja”, nënvizoi ai.
Ai vijon të mos kuptojë pse pesë herë fituesi i Topit të Artë vë veten në këtë pozitë dhe nuk e pranon se nuk ia del më.
“Duhet ta duash veten, të kesh dinjitet e të thuash: ‘kam ardhur në fund’. Agjenti i tij, së bashku me njerëzit që i qëndrojnë pranë, e shesin so më të fortin, por nuk e kanë kuptuar se ka 3-4 vite që nuk ia del më. Do të vazhdojë të shënojë gola në mijëra mënyra, por nga pikëpamja e lëvizjeve nuk ia del më, e ripërsëris”, nënvizoi Cassano.

Cristiano Ronaldo dëshiroi me çdo kusht që të largohej nga Manchester Unitedi gjatë afatit të fundit kalimtar veror. Cassano tregoi se çfarë do të kishte bërë po të ishte në pozitën e tij.
“Gjatë verës që shkoi duhet të thoshte ‘ok – po shkoj në Sporting, luaj Kupën e Botës dhe mirupafshim të gjithëve’. Mirëpo jo: -ai vendos në vështirësi Manchester Unitedin, skuadrën e tij me të cilën ka shënuar histori”, shpjegoi Cassano.
Gjesti në fund të ndeshjes kundër Tottenhamit, me ç’rast Ronaldo doli nga loja në minutën e 89-të, u pa si naivitet i tepruar, aq më shumë kur dihet se është në sytë e të gjithëve.
“Pastaj bën gjeste të tilla. Gjeste që mund t’i bëja unë. Ka sytë e të gjithë botës para vetes dhe sjellet kështu. Ten Hag është koherent. I jep 10-15 minuta hapësirë për të luajtur”, përfundoi Cassano.
Cristiano Ronaldo po vazhdon të stërvitet i vetëm, në pritje të një vendimi të ri. Gjatë orëve të fundit Ten Hag theksoi se nuk dëshiron që 37-vjeçari të vazhdojë të mbetet jashtë ekipit për një kohë të gjatë. Megjithatë, po i njëjti nuk pohoi nëse Ronaldo do të mund të rikthehet të hënën për t’u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

