Bëhen virale pamjet në rrjetet sociale, a duhej të ishte anuluar goli i Haaland për pozitë jashtë loje?
Manchester City bëri hapin gjigant drejt titullit kampion, me një fitore 0:2 te Tottenhami, në kryederbin e xhiros së 34-të në Premierligë.
Të dy golat u shënuan nga Erling Haaland, ku fillimisht realizoi me kokë e pastaj u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta vulosur fitoren që e afron Cityn te titulli kampion.
Sidoqoftë, në rrjetet sociale tashmë është bërë virale një pamje nga “Football Offsides”, ku sipas të cilës goli i parë i norvegjezit duhet të ishte anuluar për pozitë jashtë loje.
Në fotografitë e bëra, rezulton që mesfushori De Bruyne ishte në pozitë jashtë loje para se ta pranonte topin për të asistuar te Haaland.
Për më shumë shikoni fotografitë:
🚨❌CATASTROPHIC MISTAKE by the VAR in Manchester City's first goal against Tottenham.
— Football Offsides (@FutOffsides) May 14, 2024
De Bruyne, the player that assisted Haaland, was in an offside position in the build-up.
This mistake might cost Arsenal the possibility of winning the league. pic.twitter.com/TXjTPcVcE3
Përndryshe, Man City tani ka 88 pikë në Premierligë pas 37 xhirove, dy më shumë se Arsenali dhe ka nevojë vetëm për një fitore në vikend që të shpallet kampion i Anglisë për të katërtin vit radhazi.