Bayern zyrtarizon afrimin e De Ligt
Bayern ka zyrtarizuar afrimin e De Ligt nga Juventusi. Lojtari holandez do të jetë lideri i mbrojtjes së klubit bavarez.
Të dielën, Bayern me Juventusin arritën një marrëveshje të plotë rreth De Ligt. Lojtari kishte ndarë mendjen dhe dëshironte që t'i bashkohej klubit më të trofeshëm gjerman.
Juventus nuk pengoi e as vonoi shumë negociatat, pasi shumë shpejt lejoi De Ligtin që të fluturonte drejt Munchen, për t'u nënshtruar testeve mjekësore, pasi paraprakisht kishin arritur ujdinë me Bayernin rreth formulës së transferimit.
Tani është vetë faqja zyrtare e Bayern ajo që e prezantoi gjatë mbrëmjes së sotme De Ligtin si lojtar të tyre, duke i ekzaltuar kështu jo pak tifozët e tij gjithandej.
𝙎𝙚𝙧𝙫𝙪𝙨 𝙖𝙣 𝙙𝙚𝙧 𝙄𝙨𝙖𝙧, 𝙈𝙖𝙩𝙩𝙝𝙞𝙟𝙨! 🌊 #ServusDeLigt #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/G7ALi5kxBX
— FC Bayern München (@FCBayern) July 19, 2022
Kahn thurr elozhe për De Ligt
Drejtori ekzekutiv i Bayern, Oliver Kahn, është shfaqur tejet i entaziazmur që kanë arritur t'i sigurojnë shërbimet e De Ligt.
"Bëhet fjalë për lojtar shtatlartë. Është i fortë në duele, si dhe në lojën në ajër. Gjithashtu, është shumë i mirë edhe për t'i ndërtuar aksionet nga thellësia.
"Këto cilësi janë shumë, shumë të rëndësishme për ne. Ishim mësuar t'i pranonim një apo dy gola më shumë sesa që duhej. De Ligt do të na japë më shumë stabilitet. Do të jetë një thesar i çmuar për mozaikun tonë", është shprehur ai.
Juventus përfitoi 80 milionë euro
Juventus nuk mbeti duarthatë nga kjo marrëveshje. Zonja e vjetër inkasoi 80 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Bayerni ia doli që ta fitojë garën me Chelsean, i cili ishte shumë i interesuar për holandez. Me ta kuptuar që dëshira e mbrojtësit ishte të kaloi te Bayern, ata më pastaj bënë çmos për ta zyrtizuar afrimin e Koulibalyt.
Ky ishte investimi më i madh që Bayern ka bërë në këtë afat kalimtar. Deri më tani blerja e Sadio Mane dhe ajo e De Ligt, konsiderohen si më cilësoret, edhe pse Lewandowski është larguar në drejtim të Barcelonës.


