Kahn e pranon se transferimi i Harry Kane është "ëndërr e së ardhmes" për Bayern Munichun - NACIONALE

Kahn e pranon se transferimi i Harry Kane është "ëndërr e së ardhmes" për Bayern Munichun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn ka konfirmuar se nuk kanë interesim për të nënshkruar me Harry Kane të Tottenham Hotspur këtë afat veror, por nuk e mohoi një transferim në të ardhmen.

Kahn është admirues i kapitenit të Anglisë, që konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë, mirëpo Bayern është i fokusuar në disa alternativa tjera.

Kane ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024, sidoqoftë drejtori i "Bavarezzëve" ka bërë të ditur se qendërsulmuesi mund të bie në "radarin" e klubit gjerman më vonë.

Çfarë tha Oliver Kahn për Harry Kane?

Duke folur për "Sport Bild", Kahn tha për gazetarët: "Ai ka kontratë me Tottenhamin. Sigurisht, absolutisht top sulmues, por është vetëm ëndërr e së ardhmes".

"Tani duhet të shikojmë që ta bëjmë skuadrën e bashkuar për sezonin e ri. Të shohim se çfarë do të ndodh".

Harry Kane nënshkroi kontratë për gjashtë vite në vitin 2018 dhe ka edhe dy vite të mbetura në këtë marrëveshje.

28-vjecari ishte shumë i lidhur me kalimin te Manchester City verën e kaluar, por marrëveshja asnjëherë nuk u realizua ndërsa së fundmi është shprehur i lumtur që po arrin sukses nën urdhrat e Antonio Contes.

Afati kalimtar i Bayern Munichut deri më tani

Kampioni i Gjermanisë konfirmoi largimin e Robert Lewandowskit, që u zyrtarizua te Barcelona ditën e shtunë. Në të njëjtën ditë, njoftuan rinovimin e kontratës së Serge Gnabry, që do të vazhdojë me klubin deri më 2026.

Bayern gjithashtu është përforcuar në aspektin ofensivë duke nënshkruar me Sadio mane nga Liverpool, derisa momentalisht kanë bërë prioritet nënshkrimin me Matthijs de Ligt nga Juventus.

Përpos kësaj, ata kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United.

Sipas tyre, portugezi nuk do t’i përshtatej filozofisë së klubit bavarez, andaj deri më tani nuk kanë shprehur aspak gatishmëri që një gjë e tillë të realizohet.

Lajme të ngjashme