Barcelona shënon rritje për afër 800 milionë euro pas aktivizimit të levave ekonomike - NACIONALE

Barcelona shënon rritje për afër 800 milionë euro pas aktivizimit të levave ekonomike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me publikimin e limitit të shpenzimeve nga La Liga, është mësuar se Barcelona ka shënuar një rritje enorme, duke çuar kështu rritjen deri në 800 milionë euro. krejt kjo erdhi shkak i aktivizimit të levave ekonomike.

Liga spanjolle ka zbuluar limitin e të gjitha (20 skuadrave elitare), përfshirë edhe një rang më poshtë të garave, për sezonin 2022/23 dhe nga aty shihet se Barcelona është liruar ndjeshëm në krahasim me sezonin e kaluar, pas një mori iniciativash të ndërmarra nga gjiganti spanjoll, madje duke rrezikuar në maksimum duke shitur shumë përqindje të aksioneve.

Limiti i shpenzimeve të kaluara nga katalunasit ishte -144 milion euro, por tani në listë figuron 656 milionë euro. Ata janë vetëm pas Real Madridit, të cilët kanë limitin më të lartë në ligë me 683 milionë euro.

Gjatë tërë verës, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në mënyrë të përsëritur fliste se si levat ekonomike do ta ndihmonin skuadrën në rikthim dhe rikuperimin e të ardhura, por askush jashtë skuadrës nuk e besonte një gjë të tillë, madje zyrtarë të Bayern Munich thoshin se katalunasit mund të zhduken pas disa viteve, sipas një raportimi të gazetarit gjerman, Raphael Honigstein i TheAthletics.

Laporta në masat që mori, ishin të përfshira 25 % e të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme e gjithashtu shiti një pjesë të madhe të Barça Studio.

Si duket plani i presidentit ka funksionuar në përpikëri, duke shpëtuar nga një kolaps e gjithashtu duke i lejuar skuadrës së tij të bënte një afat kalimtar veror të çmendur, të cilët i regjistroi me vështirësi me të fundin Jules Kounde, por në fund i arriti të gjitha.

Joan Laporta Lewandowski Barcelona

Komentet nga gazetarët

Gazetari i njohur norvegjez, publicist në Guardian dhe njohës i mirë i kampionatit spanjoll, e quajti listën e publikuar si befasuese, duke treguar rritjen e Barcelonës në krahasim me vitin e kaluar.

“Tani është zyrtare. Limitet e shpenzimeve për skuadrat spanjolle janë publikuar nga La Liga, dhe është befasuese.

Barcelona ka shkuar nga një limit shumë i keq prej -144 milionë eurove, tani në 656 milionë euro. Sensacionale, është rritje prej 800 milionë eurove.

Para tyre është vetëm Real Madridi me 683 milionë euro.”

Ndërsa, një gazetar tjetër që njeh mirë ligën spanjolle tha kur shpallen këto lista është ditë e mirë për të kujtuar se Atletico Madrid ka afërsisht sa gjysmën e Real Madridit dhe Barcelonës fuqinë shpenzuese dhe se është çmenduri të presësh nga Diego Simeone të konkurrojë për titull çdo vit.

“Dita e shpalljes së kufirit të pagave në La Liga është gjithmonë një kohë e mirë për të kujtuar se Atlético Madrid ka afërsisht gjysmën e fuqisë shpenzuese të Real Madridit dhe Barcelonës, prandaj është çmenduri të presësh që Simeone të konkurrojë për titullin çdo vit.

Atleti: 341 milionë euro;

Barça: 656 milionë euro;

RM: 683 milion €.”

Kthehemi në fushë

Jashtë kësaj, Barcelona ka nisur mjaftë mirë kampanjën e saj me tre fitore dhe një barazim duke qenë vetëm pas Real Madridit, ndërsa me pikë të barabarta me Villarrealin, teksa tani në agjendën e saj është udhëtimi në Cadiz ku do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në kampionat këtë të shtunë dhe me shumë gjasë ardhjet e reja si Hector Bellerin dhe Marcos Alonso do të fillojnë ndeshjen si titullar.

Lajme të ngjashme