Arsenali zbulon numrin e fanellës të Jurrien Timber pak çaste pasi transferimi i tij nga Ajaxi u zyrtarizua - NACIONALE

Arsenali zbulon numrin e fanellës të Jurrien Timber pak çaste pasi transferimi i tij nga Ajaxi u zyrtarizua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali gjatë ditës njoftoi për nënshkrimin më të ri në skuadër. Jurrien Timber erdhi nga Ajaxi me një marrëveshje afatgjate dhe do ta mbajë në fanellë numrin 12.

Nënshkrimi i ri i Arsenalit, Timber, do të veshë fanellën me numrin 12 pasi topçinjtë njoftuan nënshkrimin e tij për një marrëveshje afatgjatë.

22-vjeçari bëri 121 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin. Ai fitoi dy tituj të ligës dhe një Kupë Holandeze gjatë kohës së tij me Ajax dhe ishte një pjesë integrale e ekipit. Mbrojtësi është nënshkrimi i dytë i verës i Arsenalit pas Kai Havertz që erdhi nga rivali i qytetit, Chelsea.

Lojtari i lindur në Utrecht do t'i bashkohet Arsenalit për turneun e tyre para-sezonal ndërsa përgatiten për t'u përballur me MLS All-Stars më 20 korrik.

Jurrien Timber Arsenal GFX

Topçinjtë nuk do të ndalen këtu me transferime, pasi po pritet në çdo moment edhe zyrtarizimi i blerjes më të shtrenjtë të një futbollisti anglez, pasi çdo detaj i marrëveshjes të përfundojë për Declan Rice.

Lajme të ngjashme