Zyrtare: Arsenal transferon Jurrien Timber nga Ajaxi
Arsenal ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Jurrien Timber nga Ajaxi.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë, derisa kartoni i tij kushtoi 40 milionë euro plus 5 milionë bonuse.
“Holandezi Jurrien Timber na bashkohet nga Ajaxi në një kontratë afatgjate”, shkroi klubi londinez.
The Arsenal family continues to grow ❤️ pic.twitter.com/VovE3Zt24J
— Arsenal (@Arsenal) July 14, 2023
Timber që disa vite është pjesë kyçe e gjigantit holandez, ku ka zhvilluar 121 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar dy herë titullin kampion, si dhe një herë Kupën e Holandës.
I ndarë tejet i lumtur me këtë transferim ka mbetur trajneri Mikel Arteta që tha se holandezi do ta shtojë kualitetin në skuadër.
“Jemi vërtet të emocionuar që Jurrien na është bashkuar. Ai është mbrojtës i ri, që do të përshtatet në sistemin tonë dhe do të na shtojë shumë kualitetin”.
“Jurrien është ende i ri, por ka arritur shumë. Ai ka eksperiencën në turne ndërkombëtare në më shumë se disa raste, derisa ka fituar edhe trofe me Ajaxin”, deklaroi Arteta.
Ndërkohë, mbrojtësi do ta mbajë numrin 12 në fanellë.