Zyrtare: Kai Havertz i bashkohet Arsenalit
Arsenal ka kompletuar transferimin e sulmuesit Kai Havertz nga rivali Chelsea.
Pas disa javëve negociata, “Topçinjtë” arritën ta bindin Chelsean për gjermanin në një marrëveshje diku 65 milionë funtesh.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, skuadra londineze njoftoi prurjen më të fundit.
“Kai Havertz është një Topçinjë”, shkroi Arsenali duke publikuar një video të lojtarit me fanellën e kuqe dhe numrin 29 në shpinë.
We keep moving forward.
— Arsenal (@Arsenal) June 28, 2023
Kai Havertz is a Gunner ❤️ pic.twitter.com/76j5BStw9e
I lumtur me këtë transferim doli të jetë edhe trajneri Mikel Arteta që deklaroi se gjermani do t’iu ndihmojë shumë në mesfushë.
“Kai është lojtar i kualitetit të lartë. Ai ka shkathtësi të madhe dhe është lojtar inteligjent”.
“Ai do të na ndihmojë shumë për ta përforcuar mesfushën tonë dhe disa variante në mënyrën e lojës”.
Sidoqoftë, për Arsenalin ky është vetëm nënshkrimi i parë i verës pasi janë afër të kompletojnë edhe disa prurje.
Arsenal është pajtuar me West Hamin për mesfushorin Declan Rice, derisa mbetet në negociata të avancuara me Ajaxin për shërbimet e Jurrien Timber.
Përpos kësaj, klubi londinez është duke punuar edhe në shitjen e Granit Xhakës dhe Thomas Partey.