Arsenal synon shitjen e Granit Xhakës dhe Thomas Partey për ta rindërtuar mesfushën
Arsenal është i hapur për të shitur Granit Xhakën dhe Thomas Partey gjatë javëve në vijim.
Skuadra e Mikel Artetas po shpreson një rindërtim në mesfushë, me Declan Rice që mbetet prioriteti kryesor i klubit londinez.
“Topçinjtë” bën një ofertë zyrtare drejt West Hamit në vlerën e 80 milionë funteve për anglezin, por që u refuzua menjëherë nga “Çekanët”.
Sidoqoftë, do të ketë ndryshime meqenëse Xhaka dhe Partey pritet të shiten gjatë javëve në vijim, pavarësisht që luajtën rol të rëndësishëm edicionin e kaluar.
Sipas “Daily Telegraph”, Arsenal shpreson një shumë të majme me shitjen e Partey, me dy klube të Serie A që kanë shprehur interesim serioz për futbollistin e Bregut të Fildishtë.
Ndërsa, sa i përket Xhakës – ai pritet t’i bashkohet Bayer Leverkusenit në një marrëveshje 13 milionë funtesh.
Përpos Rice, Moises Caicedo vazhdon të jetë i lidhur me Arsenalin mirëpo situata tani duket se ka ndryshuar me këtë të fundit që preferon t’i bashkohet Chelseas.
Arsenal tani prioritet e ka prurjen e Rice, ku do të bëjnë edhe një ofertë tjetër zyrtare në ditët në vijim e pastaj sapo ta mbyllin marrëveshjen do të provojnë t’i shesin dy mesfushorët.
Xhaka veçse ka arritur marrëveshje personale me gjigantin gjerman, kurse diskutimet e para mes dy klubeve janë hapur, mirëpo pastaj bisedimet ngecen shkaku që shqiptari është duke luajtur te kombëtarja e Zvicrës.

