Arsenal bën ofertën hapëse për Declan Rice, por edhe Man City i bashkohet garës
Arsenal ka bërë një ofertë hapëse për mesfushorin e West Hamit, Declan Rice por që pastaj është refuzuar.
Lëvizja e parë ndjek bisedimet mes ekzekutivit të Arsenalit, Tim Lewis dhe atij të West Hamit, Karren Brady të mërkurën, pavarësisht që drejtori sportiv Edu është duke e drejtuar procesin.
Arsenal thuhet se ka ofruar rreth 80 milionë funte për shërbimet e Rice, ofertë të cilën West Ham as nuk e ka konsideruar pasi e vlerësojnë edhe më shumë kapitenin e tyre.
Sidoqoftë, tani garës i është bashkuar edhe kampioni i Premierligës, Manchester City që kanë kontaktuar 24-vjecarin.
Rice është prioritet i Arsenalit që një kohë të gjatë dhe West Ham pranoi ta shet pasi lojtari refuzoi rinovimin e kontratës për tre herë radhazi.
Kontrata e anglezit skadon në vitin 2024, pavarësisht që ekziston klauzola e rinovimit për një tjetër vit, që është hedhur poshtë nga lojtari.
Rice ka bërë 245 paraqitje që kur iu bashkua West Hamit në vitin 2017, ndërsa i ndihmoi ta fitojnë trofeun e parë pas 43 viteve duke mposhtur Fiorentinan në Ligën e Konferencës.
I pyetur për të ardhmen pas finales, ai deklaroi: “Jam kapiteni i këtij klubi. E dua këtë vend deri te pjesët e fundit dhe nuk mund të flas mjaftueshëm. Të shohim çfarë do të ndodh”.
Interesim në të kaluarën për Rice kishin shprehur edhe Chelsea dhe Manchester United, si dhe gjiganti gjerman Bayern Munich, por pastaj të gjitha këto klube u larguan nga gara.