Qytetarët ende në sheshin e Prishtinës, vazhdon protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Qytetarët ende në sheshin e Prishtinës, vazhdon protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

1 javë më parë

nga NACIONALE

Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të qëndrojnë në Sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, edhe në orët e vona të së mërkurës.

Sipas disa fotografive të siguruara nga reporterët e gazetës “Nacionale”, në shesh shihen ende shumë qytetarë të mbledhur pranë ndërtesës së Qeverisë, e cila po ruhet nga një kordon i policisë, me ndihmën e pengesave metalike.

Në shesh, bashkë me qytetarët e rëndomtë, janë parë edhe disa deputetë të partive opozitare, PDK e Aleanca.

Lajme të ngjashme