Araujo e poshtëroi aq keq Rudigerin me këtë vrapim, saqë mbrojtësi madrilen u mundua ta zgjidhte me përleshje
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo i "uroi" mirëseardhje transferimit të Real Madridit, Antonio Rudiger, në 'El Clasico' duke vendosur dominimin mbi të, jo një herë, por dy herë.
Gjigantët spanjollë u përplasën në Las Vegas në orët e hershme të së dielës në mëngjes dhe ishte Barcelona ajo që doli triumfuese me rezultat 1-0.
Raphinha shënoi me një goditje të bukur në minutën e 27, dhe ishte një që mjaftoi për ta fituar lojën.
Shpenzimet e Barcelonës gjatë verës nënkuptojnë se ata janë legjitimë të konkurrojnë për titull në La Liga përsëri, dhe rivaliteti po shkon duke u bërë edhe më i madh dhe dy lojtarë në zemër të saj ishin Araujo dhe Rudiger.
Araujo tregoi dhëmbët herët, pasi parakaloi me një vrapim brilant mbrojtësin e 'Los Blancos'.
23-vjeçari mposhti në shpejtësi Rudigerin para se ta dominonte edhe fizikisht disa sekonda më vonë.
Qué barbaridad, Araujo. pic.twitter.com/G03kL1ZTbF
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) July 24, 2022
Rudiger thjesht nuk pati shanse kundër Araujos sa i përket shpejtësisë dhe fuqisë dhe është brilante të shikohet.
Në kundërsulm, Vinicius Jr u ndërhy nga Jordi Alba, me të dy taborret e futbollistëve që u përfshinë në fërkime.
Rudiger e diti saktësisht me kë duhej të kapej dhe i shkoi direkt Araujos për t'u barazuar për poshtërimin e mëhershëm.
Rudiger really thought he had a chance against Araujo 💀💀💀 pic.twitter.com/Iy2iQyPk9f
— Ziad is NOT in pain (@Ziad_EJ) July 24, 2022
Araujo nuk u spraps dhe u duk se doli fitimtar kundër Rudigerit, me portierin Thibaut Courtois që u mundua të ndante dyshen.
Fansat kanë reaguar ndaj incidentit, teksa kanë shpresuar se do të zëvendësohet rivaliteti i vjetër mes Gerard Pique dhe Sergio Ramos.
Një person tha: "Momenti kur Rudiger e kuptoi se Araujo nuk është mbrojtës ordiner i Premier Ligës që mund ta bullizosh".
I dyti shtoi: "Araujo është diçka tjetër, e trajtoi Rudigerin si fëmijë".
Dikush tjetër u shpreh: "Kjo është gjëja më poshtëruese në futboll".
Derisa i katërti përmbylli: "Madje edhe Ramos nuk do të donte të kishte asgjë me Araujon. E ka atë qenin brenda".
Trajneri i Barcelonës, Xavi ishte i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe pranoi pas ndeshjes se "nuk ka miqësore" me Realin.
"Erdhëm këtu të fitonim dhe e bëmë. Vuajtëm në fund të ndeshjes, por jam i lumtur me ndeshjen e sotme", shpjegoi ai.
"Ishim skuadra më e mirë. Te Barcelona, nuk ka ndeshje miqësore... ne gjithmonë duam të fitojmë, veçanërisht kundër Real Madridit".