Prite këtë: Raphinha drejtoi një 'raketë' absolute në rrjetën e Real Madridit mbrëmë - NACIONALE

Prite këtë: Raphinha drejtoi një 'raketë' absolute në rrjetën e Real Madridit mbrëmë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Raphina shënoi golin e dytë në dy ndeshje për Barcelonën, për t'ia siguruar kësaj të fundit një fitore 1-0 në 'El Clasico' kundër Real Madridit, me një gol absolutisht brilant.

Tranferimi 60-milionësh nga Leeds i tregoi Chelseat çka po humb, derisa 'Të Kaltërit' humbën mundësinë e transferimit të tij.

Pasi kishte hapur llogarinë e golave në fitoren 6-0 kundër Interit javën e kaluar, Raphina dyfishoi totalin e tij me stil, madje.

Goli erdhi pak gjysmë oreje lojë në Las Vegas, me 25-vjeçarin që ndërhyri në një pasim të Eder Militaos.

Pasi mori topin nga 25 metra distancë nga porta, Raphina lansoi një goditje të pandalshme në qoshen e epërme të portierit kundërshtar.

Heroi i Ligës së Kampionëve, Thibaut Courtois as që mundi t'i afrohej atij topi, i cili - natyrisht - përfundoi në rrjetë, për ngazëllimin e fansave katalunas.

Ky doli të jetë goli i vetëm i ndeshjes, me Barçën që mposhti rivalin e përbetuar, Real Madridin, në një ndeshje interesante parasezonale.

Dy taborret e futbollistëve u përplasën pak para pushimit mes pjesëve, pasi Vinicius Jr u rrëzua përdhe nga një ndërhyrje e Jordi Albas.

Real Madridi, skuadër të cilës po i mungonte superylli Karim Benzema, dështoi të regjistronte një goditje në objektiv gjatë tërë ndeshjes.

Ndërkohë, transferimi 45-milionësh, Robert Lewandowski debutoi me Barcelonën.

Por ishte braziliani Raphinha ai që bëri diferencën.

Anësori ka qenë në top formë prej kur siguroi transferimin e ëndrrave në Kataluni.

Përveç që shënoi edhe kundër Inter Miamit, Raphinha gjithashtu dhuroi dy asistime në fitoren 6-0.

Ndërkohë, Memphis Depay, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay u inkuadruan nga banka rezervë, derisa Ferran Torres gjithashtu do t'i bashkohet skuadrës pasi të rikuperohet nga lëndimi.

Duke folur pas ndeshjes rreth opsioneve sulmuese, Xavi tha: "Ju tashmë e keni parë Raphinhan duke treguar se është i aftë të bëjë diferencën, shumë dinamik, mund të luajë në të dy krahët.

"Dhe Robert është yll botëror. Një yll botëror i cili vjen me modesti të jashtëzakonshme, që vjen të na ndihmojë dhe që është adaptuar shumë shpejt.

"E vërteta është se jam shumë i lumtur me këto dy prurje, të cilat në të njejtën kohë shtojnë konkurrencën për ata në krye, kështu që të gjithë duhet të punojmë edhe më shumë".

Lajme të ngjashme