Zhgënjehet mbështetësi i flaktë i Kurtit: Kryeministër, mos na e fyej inteligjencën me pallavra
Analisti Bleron Baraliu, i cili njihet si mbështetës i kryeministri Kurti, është zhgënjyer me të parin e qeverisë.
Ai është nervozuar me postimin e fundit të kryeministrit në “Facebook”, i cili ka thënë drita jeshile për liberalizim të vizave ka ardhur pas forcimit të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.
Baraliu ka shkruar se kryeministri nuk duhet të ua fyej inteligjencën qytetarëve me këto pallavra.
Sipas tij, liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur për shkak të “racizmit evropian dhe trajtimi diskriminues ndaj shqiptarëve”
“Albin Kurti - mos na e fyej inteligjencën me këtë pallavër: e vetmja arsye për mosliberalizim të vizave për Kosovën deri më tash ka qenë asgjë tjetër veç se racizmi evropian dhe trajtimi diskriminues ndaj shqiptarëve. Ska kurrfarë progresi të ri të qeverisë udhëhequr nga ti që ka ndryshuar qasje, përveç nëse mund të themi koncesionet e fundit në dialog - por as këtë nuk e besoj”, ka shkruar ai.
