Vrasja e 35-vjeçarës, Kurti shfajëson Policinë dhe ia lë përgjegjësinë Policisë dhe Gjyqësorit - NACIONALE

Vrasja e 35-vjeçarës, Kurti shfajëson Policinë dhe ia lë përgjegjësinë Policisë dhe Gjyqësorit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas rastit të fundit, ku mbeti e vrarë një grua shtatzënë 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së, nga ish-burri i saj, ka thënë se Policia e Kosovës nuk i paraprinë Prokurorisë dhe Gjyqësisë.

Kurti në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka deklaruar se Prokuroria pasive dhe gjyqësori joefikas janë ndër shkaqet kryesore të këtij realiteti ku vrasja e grave është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë.

Në raste si ky i fundit, Policia nuk i paraprin prokurorisë dhe gjyqësisë, por i pason ato në mënyrë të dyfishtë: policia zbaton urdhrat e prokurorisë dhe gjyqësorit, si dhe vepron në një kontekst social të sendërtuar ndër shumë vite nga gjykimet e dënimet, apo më mirë të themi mos dënimet e mëhershme. Prokuroria pasive dhe gjyqësori joefikas janë ndër shkaqet kryesore të këtij realiteti ku vrasja e grave është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë. Sistemi i padrejtësisë që reagon me shpejtësi e efikasitet kur bëhet fjalë për përfitimin e tyre individual, nuk i shërben këtij shteti dhe kësaj shoqërie. Mungesa e profesionalizmit që shpërfaqet në vendime të anuara e të motivuara, vonesa të paarsyetuara për shkak të mungesës së mekanizmave të llogaridhënies, politizim i sistemit gjyqësor që u bë haptazi nga qeveritë e kaluara, prodhojnë viktima; prodhojnë dhunues; prodhojnë abuzues; dhe përçojnë mesazhin se gjithçka tjetër, përfshirë vënien e drejtësisë, vjen në trajtim pas ngopjes dhe përmbushjes së interesave personale”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri gjatë këtij takimi ka thënë se asnjë mos veprim s’do të kalojë pa u ndëshkuar, dhe se këtë fjali dëshiron të gjithë ta kuptojnë mirë.

Asnjë nga këto pengesa nuk do të na e ndalë hovin tonë për t’u siguruar që nuk do të ketë as edhe një më shumë. Asnjë mos veprim nuk do të kalojë i pandëshkuar. Dua që këtë fjali ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë mirë gjithë, ata që kërcënojnë e abuzojnë me gratë e tyre, ata që këto veprime i justifikojnë, dhe ata që nuk i trajtojnë siç duhet apo i harrojnë mbi arsyetimin e punëve të grumbulluara. As edhe një më shumë”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme