Vjehërrit e viktimës dje kanë qenë në spital, ajo s'i kishte pranuar dhuratat - kërkonte vetëm ndarje të qetë - NACIONALE

Vjehërrit e viktimës dje kanë qenë në spital, ajo s'i kishte pranuar dhuratat - kërkonte vetëm ndarje të qetë

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetarët e Nacionales, Mirlind Behluli e Anita Nikaj po qëndrojnë në shtëpinë e viktimës që u vra sot nga tashmë ish-bashkëshorti i saj.

Në shtëpinë respektive policia ka arritur tash e sa kohë, ndërsa familjarët, ata që kanë mundur të flasin, kanë dhënë detaje.

Njëri prej tyre gjithashtu ka thënë për Nacionalen se vjehërrit e viktimës dje kanë qenë në spital.

Ata i sollën tashmë të ndjerës para e rroba për fëmijën. Megjithatë, të njëjtat i kishte refuzuar.

"Vjehërrit e viktimës kanë qenë dje në spital dhe i kanë dërguar para e rroba për fëmijët. Ajo s'i pranoi. I ka thënë që po kërkon vetëm ndarje", i tha ky i afërm i viktimës.

Lajme të ngjashme