Urdhër-mbrojtja, dëshmia e motrës e akomodimi në spital në fundjavë - detajet e fundit nga rasti që tronditi vendin - NACIONALE

Urdhër-mbrojtja, dëshmia e motrës e akomodimi në spital në fundjavë - detajet e fundit nga rasti që tronditi vendin

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një grua rreth moshës 35-vjeçare është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pranë në repartin e Gjinekologjisë.

Nacionale mëson se në këtë repart, tashmë e ndjera ishte pranuar fundjavën që lamë pas.

"Po, ajo ka ardhur fundjavën që lamë pas. Në repartin paranatal të Gjinokologjisë", ka thënë ky burim.

Atë që e bën më të dhimbshëm faktin se viktima në momentin kritik, ishte nën urdhër-mbrojtje.

Të paktën kështu raporton Kallxo.com, që shton se viktima ka qenë në trajtim nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave në regjionin e Ferizajt.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe kryeministri i vendit. Kurti shkroi se kjo është vrasje bizare.

"Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor", shkroi ndër të tjerash ai.

Motra e gruas së vrarë në oborrin e repartit të Gjinekologjisë ka dhënë detaje për problemet që kishte viktima me të dyshuarin për vrasje.

Ajo kë thënë për T7 se motra e saj ishte duke jetuar me babanë që kur u nda nga burri.

Motra e viktimës tha se H.M dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi

Ajo tha se viktima është ndarë me të me ndihmën e policisë.

Policia

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se një grua rreth 35 vjeç është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Ahmeti për Nacionalen ka thënë se viktima dyshohet se është e moshës rreth 35 vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë ajo.

Në fund, Ahmeti ka thënë se kanë nisur hetimet për rastin e rëndë.

Lajme të ngjashme