Albin Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë: Dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë - NACIONALE

Albin Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë: Dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë pranë repartit Gjinekologjik në QKUK.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Kurti ka thënë se kjo vrasje është mizore.

"Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë, teksa kujtojmë se të gjitha informacionet mund t'i gjeni KËTU.

Lajme të ngjashme