Rrëfimi i punëtorëve: Ma mirë pa kontratë se me kontratë e rrogë të vogël - NACIONALE

Rrëfimi i punëtorëve: Ma mirë pa kontratë se me kontratë e rrogë të vogël

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

As temperaturat e ulëta nuk i ka penguar punëtorët e krahut të jenë në të njëjtën hapësirë, si gjithnjë gatshëm për punë të përkohëshme. Edhe pse pa kontrata pune e në mungesë të sigurimit shëndetësor, atyre një gjë e tillë nuk ju pengon. Ata janë në dispozicion për një mori punësh, duke mos hezituar të punojnë çfarëdo që punëdhënësi i përkohëshëm u kërkon.

Normalisht, në këmbim të parave. Punë për idare.

Por mungesa e kontratave, që është një nga pikat e informalitetit që Kosova vazhdimisht tenton ta luftojë, atyre as që ju bënë përshtypje.

Punëtorët në hapësirë që njihet si “Markaxhia”, u deklaruan se puna e përkohshme që bëjnë paguhet më shumë sesa një punë me kontratë.

Ne kështu që punojmë individualisht punë sipas kërkesave dhe nëvojave të qytetarëve përfitojmë më shumë sesa ata që punojnë me kontrata dhe nuk paguhën më shumë se 250 euro ose 300 euro”, kanë thënë ata për Nacionale.

Njëri nga punëtorët deklaroi se inflacioni i përgjithshëm i ka shtyrë të ngrisin çmimet e shërbimeve.

Ne punojmë këtu që një kohë. Nuk kemi nevojë për ndonjë kontratë pune, pasiqë para se me e vazhdu punën këtu ne e kemi llogaritur se çfarë mund të bëjmë. Me këtë rritjen e fundit të çmimeve, i kemi rritur edhe ne çmimet për shërbime psh nga 15 euro, e kemi rritur në 25 ose 30 euro”, ka thënë njëri prej tyre.

Ata i treguan Nacionales se prej kohësh punojnë në atë lokacion sipas kërkesave që kanë qytetarët.

Ne punojmë në duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, psh bëjëmë transportin e mobilieve nëpër banesa, bëjmë prerjën e druve, rregullimin e ndonjë defekti nëpër shtëpi e banesa, gjithmonë sipas kërkesave të qytetarëve”, ka thënë tutje ai.

Pa letra

Por puna pa kontratë është prezente edhe në sektorë të tjerë, gjersa qytetarët me të cilët kontaktoi Nacionale janë të mllefosur me këtë gjendje.

Visar Krasniqi është një nga ta. Ai tregoi për Nacionalen se ka plotë 8 vite që e bënë punën si freelancer për dizajn grafik me disa kompani evropiane.

Ndonëse, sa i përket kushteve të punës dhe pagesës sqaron se është i knaqur, prapë ka ankesa se si penalizohen në disa aspektet punëtorët që punojnë pa një kontratë. Një nga penalizimet që përmend Krasniqi është edhe vështirësia për t’u pajisur me vizë.

Kom apliku për vizë të Anglisë edhe krejt kushtet i kom përmbush plus kom pas të ardhura të mjaftushme po veq pse skom pas kontrat më është refuzuar edhe boll keç u nijta”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se ka punuar edhe në kompani me kontratë pune, duke thënë se është ndjerë më i sigurtë.

Unë kështu që 8 vjet jom freelancer amo mka ra me punu nja 10 muj për ni kompani me kontratë edhe e kom pa sa ma i sigurt nihesh ashtu ja nisa me vërejtë pse njerzt i jepin zor me punu për dikond. Plus kishe edhe sigurim që t’bijke mos me pagu tek mjeku për kontrolla a çka do”, ka thënë tutje ai.

Në anën tjetër, arsyeja se pse vazhdon ai të punoi në këtë mënyrë, është për faktin se nuk i pëlqen puna në zyrë, pasiqë i duket të jetë punë kufizuese.

“Po prapë nuk është që më është dukur arsyje tepër e madhe që me vazhdu me punu në zyrë se veç nuk më pëlqejke u nijsha tepër i kufizum edhe kom thon ma mirë pak i pasigurtë se i kufizum, masnej e kom lon edhe kom vazhdu si freelancer po veç diqysh t’doket që sje tamon official graphic designer pa e pas ni kontrat se qashtu t’trajtojnë. Taksa nuk paguaj edhe nihna goxha më i lirë edhe ja caktoj vetës kohën, e pse vazhdoj me punu si freelancer është që në të ardhmen e afërt me hap një kompani temën edhe me vazhdu pak më official që me u përshtat në system. Kështu kur më pyet dikush a je tu punu najsen veç sdi qysh mu pergjigj tamon”, është shprehur Krasniqi.

Mirëpo më të penalizuar në këtë mes, janë punëtorët që punojnë punë krahu, kryesisht ata të ndërtimtarisë.

Albion Berisha, deklaroi për Nacionalen se punën që e bënë si ndërtimar, paguhet mjaftë pak, duke shtuar se nuk i paguhen as kontributet pensionale e as sigurimi shëndetësor.

Puna ëshë shumë e vështirë. Nuk paguhemi sa duhet, punojmë më shumë se 8 orë në ditë dhe se nuk kemi ndonjë kontratë ose document që na mbronë ne si punëtor. Unë përveç që kam pasiguri në punën që bëjë, prapë mund të lëndohem dhe nuk më paguhet sigurimi shëndetësor, unë kam pasiguri edhe sa i përket vazhdimit të punës, pra nuk e kam të sigurtë se sa mundem me vaszhdu me qëndru dhe nuk mundem me u siguru në këtë pagë që marrë pasi dita e ditës ajo mund të ndalet”, ka thënë Berisha.

Berisha tutje tha se përveç sigurimit shëndetësor, ai shqetësohet se nuk i paguhet fare Trust, pasi parat i merrë të gatshme dhe jo përmes bankës.

Përveç sigurimit shëndetësor, ne nuk na paguhet as Trusti fare dhe kjo na penalizon nëse na duhet një vizë ose çkado qoftë dhe nuk mundemi me marrë për shkak se parat i marrim cash dhe jo përmes bankës”, ka thënë tutje Berisha.

Në anën tjetër edhe Valdete Hyseni, tregon për Nacionale se ka punuar pa një kontratë pune. Ajo tha se paga ka qenë jashtëzakonisht e ulët. Ajo ka thënë se në mungesë të kontratës, punëdhënësi manipulon më lehtë me punëtorët.

Aryeja e mungesës së kontratave në vëndin e punës është mos gatishmëria e punëdhënësit, pasi në mungesë të këtij dokumentacioni punëdhënsëi më lehtë manipulon me punëtorin”, ka thënë Hyseni.

Ndryshe, një raport i ASK-së, për Fuqinë Punëtore, tregon se 8.7 për qind nga të intervistuarit e anketës punonin pa një kongtratë të punës.

Për sa i përket llojit të kontratës, që kishin të punësuarit e intervistuar, shumica (85.5%) kishin një kontratë individuale, ndërsa 8.7% punonin pa kontratë, 3.7% kontratë kolektive me punëdhënësin, 1.7% kontratë kolektive me sindikatën dhe 0.5% kanë deklaruar se kanë kontratë grupi”, thuhej në raportin e ASK-së.

Në të njëjtin raport thuhet se për të rinjtë e moshës (15 deri 24 vjeç), përqindja e atyre që punonin pa kontratë ishte 16.8 %.

Nga personat, që kishin kontratë pune, vetëm 46.4 % kishin një kontratë të përhershme për punën e tyre kryesore (46.0% te meshkujt krahasuar me 47.3% te femrat), ndërsa 53.6 % kishin kontrata të përkohshme (54.0% te meshkujt krahasuar me 52.7% te femrat)”, thuhet tutje në raport.

Lajme të ngjashme