Persona të maskuar shihen në veri, raportohet se hodhën gurë ndaj gazetarëve - NACIONALE

Persona të maskuar shihen në veri, raportohet se hodhën gurë ndaj gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë sulmuar edhe ekipi i T7 në veri të vendit.

Siç raportojnë mediat, persona të maskuar kanë hedhur sërish gurë në drejtim të gazetarëve. Gazetari i këtij televizioni ka dërguar edhe video ku shihen dy persona të maskuar.

Ndryshe, TëVë1 mbrëmë ka shpërndarë një video në Facebook ku shihet se para pak minutash në drejtim të ekipit të tyre është hedhur një mjet shpërthyes, në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Siç raporton mediumi, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme