Kurti pagoi 40 milionë për rrymën e serbëve në Veri, veç 9 milionë duhen për kërkesat e mësuesve - NACIONALE

Kurti pagoi 40 milionë për rrymën e serbëve në Veri, veç 9 milionë duhen për kërkesat e mësuesve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës i ka ndarë së voni 40 milionë euro vetëm për rrymën në veri, por shuma e kërkuar nga SBAShK-u për ta përballuar inflacionin është ndjeshëm më e vogël.

Greva e Përgjithshme e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) është shpallur më 25 gusht, efektivisht duke pezulluar përgatitjet por edhe nisjen e procesit mësimor për vitin 2022/23.

SBAShK kërkon 100 euro shtesë në mënyrë që mësimdhënësit të përballojnë rritjen alarmante të inflacionit që ka varfëruar ndjeshëm këtë shtresë të shoqërisë.

Gjatë ditës së djeshme, kryesindikalisti i punëtorëve të arsimit, Rrahman Jasharaj, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Jasharaj u raportua ta ketë lutur “si kryeministër, si mik e si vëlla” Kurtin që t’i ndihmonte shtresës së mësimdhënësve.

Kryeministri i Kosovës e ka quajtur “arbitrare” kërkesën e Jasharajt, duke u shprehur “Pse veç 100, e jo 300?”

Sindikalistët kanë kërkuar që pagesa prej 100 eurove të vazhdonte deri në miratimin në Kuvend të Projekt-Ligjit të Pagave. Por, ta bëjmë një llogaritje të thjeshtë se sa do t’i kushtonte buxhetit të shtetit kjo pagesë deri më 31 dhjetor.

x 27 mijë e 917

Kryeministri i Kosovës mund të jetë duke fituar në baza mujore mbi 300 euro nga qiraja e lirë për shtëpinë e tij në lagjen Taslixhe në Prishtinë.

Por, hezitimi i tij për t’i dhënë 100 eurot mësimdhënësve është edhe më i pakuptueshëm nëse marrim shifrën e ulët mujore që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit.

Nga 27 mijë e 917 punëtorët e arsimit (23 mijë e 33 janë mësimdhënës), nënkupton se buxheti i shtetit do të dëmtohej vetëm për 2 milionë e 791 mijë euro në muaj.

Deri në fund të vitit, për tre muajt e mbetur, nënkupton se buxheti i shtetit do të harxhohej vetëm për 8 milionë e 373 mijë euro.

Kurti u shpreh në konferencë për media se kjo mund ta “bankrotonte shtetin” por në fakt, një gjë e tillë vetëm sa mund ta rriste buxhetin duke e forcuar kërkesën blerëse. Në anën tjetër, buxheti i shtetit ka shënuar rritje të madhe – edhe si shkak i inflacionit – duke mbërritur gati në 3 miliardë euro.

Duhet të kujtojmë se në vitin 2008, buxheti i shtetit kishte qenë 815 milionë euro. Në vitin 2015, pak më shumë se 1.5 miliardë. Qeveritë e mëhershme po ashtu kanë pasur përplasje me sindikatat por megjithatë nuk kanë pretenduar se kërkesat e sindikalistëve mund ta bankrotonin shtetin.

Lajme të ngjashme