Krasniqi kritikon një emision nga Shqipëria që debatonte për librin: Pse ky përjashtim kaq brutal i Kosovës
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj një emisioni në Shqipëri i cili debatonte për panairin e librit dhe krizën e leximit.
Krasniqi ka thënë se më së shumti i ka penguar mungesa e ndonjë botuesi a shkrimtari nga Kosova e Maqendonia e Veriut.
Sipas tij, mungesa e tyre është përjashtim brutal.
Shkrimi i plotë i tij:
Po e përcjellë një debat për Panairin dhe krizën e leximit, në njërin nga televizionet më të mira në Shqipëri dhe të moderuar nga njëra nga gazetaret e mira shqiptare. Shumica e mysafirëve po flasin gjepura. Ajo që më sëmboi më shumë është pse nuk e kanë ftuar asnjë botues a shkrimtar nga Kosova e Maqedonia e Veriut? I kanë po aty në Panair, në Tiranë. Pse kështu more njerëz, kur jemi një komb, një kulturë, një letërsi, një gjuhë? Pse ky përjashtim kaq brutal?! Paj me pasë zgjebe bre, prapë një përfaqësues është dashur të ftohej në atë studio.
